Sunday, September 8, 2024

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 1 Prill 2019

 5 të Tjerë Vdesin nga Përmbytjet në Iran

Njerëzit në të 31 provincat e Iranit po paralajmërohen në mënyrë të vazhdueshme për përmbytje, sidomos të hënën. Shirat dhe stuhitë janë raportuar veçanërisht në provincat perëndimore të vendit.

Të paktën pesë njerëz humbën jetën në përmbytjet që pllakosën provincën perëndimore Lorestan të dielën.

Shirat e dendur dhe përmbytjet në Lorestan shkaktuan dëme në infrastrukturë, duke përfshirë ndërtesat e banimit, urat dhe rrugët.

Sanandaj në provincën Kurdstan është në vigjilencë të lartë.

Në disa zona është ndaluar udhëtimi i automjeteve dhe banorët paralajmërohen të mos i frekuentojnë këto rajone. Gjithashtu të gjitha fluturimet nga Sanandaj dhe drejt tij janë anulluar.

Paralajmërime të ngjashme janë dhënë edhe për provincën Khuzestan.

  • Njësitë e Rezistencës të MEK ofrojnë ndihmë për njerëzit e prekur nga përmbytjet

Në vijim të përmbytjeve të fundit që kanë shkatërruar Iranin dhe në përgjigje të një mesazhi nga Presidentja e Opozitës iraniane Maryam Rajavi, anëtarët e Njësive të Rezistencës të MEK po mbledhin ndihma për viktimat e përmbytjeve.

Njësitë e Rezistencës janë një rrjet i lidhur direkt me grupin opozitar iranian MEK. Ndihmat e mbledhura përfshijnë ilaçe, batanije, veshje, ushqime të konservuara dhe artikuj higjene. Këto sende u dërgohen direkt personave në nevojë, ngaqë dihet se institucionet e regjimit vetëm sa do t’i vidhnin ato.

  • Irani Dënon Aktivistin e Punës me Burg pa i Dhënë Akses në Këshillim

Aktivistit të punës Arsham Rezaei i janë dhënë 8.5 vite burg në një gjyq të rremë që u zhvillua më 15 mars pa avokat e njoftim paraprak.

Ai u dënua për “përhapje të propagandës kundër shtetit,” “mbledhje dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare” dhe “fyerje ndaj liderit suprem.”

Arsham Rezaei u arrestua më 7 janar, nga agjentët e Gardës Revolucionare në Teheran dhe u dërgua në burgun Evin.

  • Një Tërmet i Vogël Godet Zonën ku Ndodhet Impjanti Bërthamor në Iran

Një tërmet i shkallës Richter 4.4 ka goditur zonën Khourmoëj pranë Bushehr-it, në Iranin jugor, në Gjirin Persik.

Tërmetet në zonën e Bushehr-it janë të konsiderueshme pasi qyteti mban impjantin bërthamor të Iranit në një kompleks që është më se katër dekada i vjetër.

Burimet iraniane nuk kanë raportuar për viktima të mundshme.