Monday, February 6, 2023

Komunitetet Anglo-Iraniane Shprehin Solidaritet me Viktimat e Përmbytjeve në Iran

Dënohet menaxhimi katastrofik dhe masat represive të regjimit iranian përballë përmbytjeve shkatërrimtare, që ka shkaktuar zemërimin e popullit në mbarë vendin

Anëtarët e Komuniteteve Anglo-Iraniane dhe mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit shprehën solidaritet me viktimat e përmbytjeve në Iran në një tubim jashtë Number 10 Doëning Street në Londër më 30 mars 2019. Ata shprehën gjithashtu ngushëllime për njerëzit që kanë humbur gjithçka dhe familjarët e tyre gjatë përmbytjeve të tmerrshme.

Gjatë ditëve të shkuara, shiu i dendur dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje masive në më shumë se 25 nga 31 provincat e Iranit dhe në shumë qytete duke përfshirë Shirazin, Khorramabadin dhe Isfahanin. Përmbytjet kanë shkatërruar qytete, banesa, rrugë, si dhe u kanë marrë jetën shumë njerëzve.

Ndërkohë që këto përmbytje kanë shkatërruar shumicën e provincave jugore e perëndimore të Iranit, autoritetet dhe qeveria e Rouhani-t i neglizhojnë viktimat dhe ia vënë fajin njëri-tjetrit.

Populli nuk mund ta përmbajë zemërimin ndaj mungesës së ndihmave dhe ndaj rolit të autoriteteve në shkatërrimin e infrastrukturës së vendit, gjë që ka kontribuar shumë në përkeqësimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.

Mes përmbytjeve dhe shkatërrimit në masë të gjerë, punëtorët e ndihmave dhe agjensitë e shpëtimit nuk janë shumë të pranishme. Në vend të tyre, regjimi ka dërguar Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe forcën paraushtarake Bassij për të shtypur protestat popullore. Për t’u përballur me këto protesta, regjimi ka dërguar gjithashtu tanke dhe automjete të armatosura në disa qytete.

Në një mesazh solidariteti me viktimat e përmbytjeve, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), znj. Maryam Rajavi, bëri thirrje për “solidaritet kombëtar përballë përmbytjeve shkatërrimtare dhe rrymës ogurzezë të regjimit klerikal”.

“Ky shkatërrim vërtetoi edhe një herë se politika 40-vjeçare e plaçkitjes dhe vjedhjes nga ana e mullahëve sundues është paguar shtrenjtë me jetët e popullit tonë në çdo përmbytje dhe tërmet… Regjimi klerikal është vërtetë një regjim pushtues”, tha Presidentja e zgjedhur e NCRI-së.

“U bëj thirrje gjithë bashkatdhetarëve të mi që të punojnë bashkë në zonat e prekura nga përmbytjet si dhe në zona të tjera që ndodhen në rrezik. Mënyra e vetme dhe më e mirë është që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Askush dhe asnjë fuqi tjetër nuk është më e efektshme dhe më e arritshme sesa fuqia e solidaritetit me njëri-tjetrin”, tha në mesazhin e saj Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, duke vënë në dukje se “të gjitha burimet e vendit që i përkasin popullit janë vjedhur nga IRGC, Ushtria dhe agjensi të tjera të qeverisë.”

“Regjimi klerikal i fsheh statistikat e vërteta nga frika e zemërimit të popullit. Kjo ndërkohë që numri i viktimave të përmbytjeve në qytete të ndryshme të vendit ka arritur në mbi 200, prej të cilëve shumica janë në Shiraz. Vonesat e zvarritjet e regjimit në ofrimin e ndihmës dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar nga përmbytjet kanë bërë që të rritet numri i viktimave”, tha Hossein Abedini i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së në fjalën e tij drejtuar tubimit, duke përsëritur se thirrja e znj. Rajavi për solidaritet kombëtar përballë përmbytjeve shkatërrimtare dhe rrymës ogurzezë të regjimit klerikal është mënyra më e mirë dhe e vetme që iranianët të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Anëtarët e Komuniteteve Anglo-Iraniane mbështetën protestat popullore kundër regjimit për faktin që nuk ofron ndihmë dhe dënuan masat represive të marra për të shtypur protestat.

Pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin e Londrës ripërsëritën thirrjen e Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, znj. Maryam Rajavi, ndaj “të rinjve për të protestuar kundër menaxhimit katastrofik të krizës nga autoritetet dhe për ta detyruar regjimin t’ia vërë në dispozicion popullsisë burimet dhe pajisjet e IRGC-së.”

Në fjalët e tyre, përfaqësuesit e Shoqatave Anglo-Iraniane i bënë thirrje qeverisë britanike që ta dënojë përgjigjen represive të regjimit ndaj protestave popullore dhe që të punojë me BE-në për t’i bërë thirrje publike autoriteteve iraniane që të ofrojnë ndihmë për zonat e prekura.

“Meglizhenca dhe mashtrimet e regjimit iranian lidhur me përmbytjet e shkarjet katastrofike të tokës janë karakteristike për sjelljen e tij mospërfillëse dhe shtypëse ndaj të gjithë disidentëve. Tani Qeveria e znj. May duhet ta qortojë regjimin”, tha Malcolm Foëler, Avokat i Lartë dhe ish-anëtar i Komitetit të të Drejtave Njerëzore në Shoqërinë e Ligjit të Anglisë dhe Uellsit.

Dr. Tahar Boumedra, ish Kryetar i Zyrës së të Drejtave të Njeriut në Misionin e Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI), shtoi, “Jam këtu për t’ju mbështetur ju dhe Rezistencën Iraniane. Ju qëndroj përkrah në solidaritet me viktimat e përmbytjeve.”

Nëabueze Nëokolo, e cila foli në tubim në kapacitetin e saj personal si avokate, tha, “Jam këtu për të shprehur mbështetjen time me ju dhe popullin iranian. Kemi patur një katastrofë të ngjashme në Afrikë, dhe e vetmja mënyrë për t’i ndalur këto fatkeqësi është të paturit e një qeverie të përgjegjshme, për të cilën ju të gjithë po punoni kaq fort.”

Zyra në Mbretërinë e Bashkuar e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
30 mars 2019