Thursday, March 28, 2024

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 27 Shtator 2018

  • Këshilli i Sigurisë i OKB-së diskuton për sjelljen armiqësore të regjimit iranian

New York, 26 shtator 2018 – Regjimi iranian u kritikua në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara të mërkurën, një seancë e kryesuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, me fokus në kërcënimin që vjen nga mullahët e Teheranit, si dhe në përhapjen e armëve të shkatërrimit masiv.

Duke e përshkruar regjimin e mullahëve si shtetin kryesor në botë që sponsorizon terrorizmin, Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi rëndë mbështetjen e regjimit iranian për regjimin e Assad-it në masakrimin e popullit sirian. Mullahët e Iranit nuk duhet të lejohen kurrë të zotërojnë armë bërthamore, nënvizoi ai.

Duke shprehur qëndrimin e tij ndaj paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin, Trump theksoi se regjimi iranian ka përdorur paratë nga ky pakt shumë i metë, për terrorizëm e për të krijuar shkatërrim. SHBA i ka rivendosur sanksionet për t’iu kundërvënë veprimtarive të liga të regjimit iranian, vazhdoi ai.

Uashingtoni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të bashkëpunojnë me ne në përpjekjen për të garantuar që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, finalizoi Trump.

  • Rouhani Merr një Goditje nga Iranianët në New York

Rouhani merr një goditje nga iranianët ndërkohë që përgatitet për fjalimin e tij sot. Turma e madhe e iranianëve të veshur me jelekë të verdhë mblidhet çdo vit përpara Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këta iranianë, që votojnë për një Iran të lirë, e kanë mbajtur tubimin e tyre tek UNGA për katër ditë. Ata janë nga të gjitha moshat dhe vijnë në New York nga vende të ndryshme europiane. Organizata Iraniane ne Amerikë ka thirrur një demonstratë zyrtare në orën 10 të paradites me kohën e vendit. Gjatë ditëve të shkuara, agjensi të ndryshme lajmesh kanë qenë të pranishme në këtë vend për të transmetuar veprimtaritë e tyre. Mesazhi i iranianëve kundër Rouhani-t është se ai duhet të ikë. Ata kanë shpërndarë postime të shumta në mediat sociale për rekordin e ekzekutimeve të Presidentit Rouhani. Në videot nga tubimi i tyre në New York mund të dëgjohen edhe thirrjet, Jo Khamenei-t.

  • Pas Fjalimit të Rouhani-t në OKB, Riali Iranian Bie në Shifrën Rekord prej 190,000/dollar

Riali iranian ra në një shifër rekord përkundrejt dollarit amerikan në tregun jozyrtar të mërkurën, raporton agjensia e lajmeve Tasnim, mes një përkeqësimi të situatës ekonomike në Iran dhe rivendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Dollari ofrohej për 190,000 rialë, sipas Tasnim. Riali ka humbur afërsisht 75 përqind të vlerës së tij që nga fillimi i 2018-ës.

  • Importet e krudos iraniane nga Korea e Jugut bien në gusht por arrijnë më shumë fuçi amerikane

Singapor — Importet e naftës krudo të Koresë së Jugut nga Irani ranë në gusht me afrimin e shpejtë të afatit të nëntorit për sanksionet amerikane mbi Teheranin, ndërsa dërgesat nga SHBA dhe Algjeria u rritën shpejt teksa Seuli vazhdon të kërkojë burime alternative, thanë të enjten zyrtarët e kësaj industrie.

Konsumatori i katërt më i madh i energjisë në Azi ka importuar 2 milion fuçi nafte krudo nga Irani muajin e shkuar, një rënie prej 84.2% nga 12.63 milion fuçi që merrte vitin e shkuar, tregojnë të dhënat e fundit nga Korporata shtetërore Kombëtare Koreane e Naftës.

Kjo gjë shënon rënien e 10të rresht që nga nëntori i vitit të shkuar kur importet nga Irani ranë 26.8% në krahasim me një vit më parë, në shifrën 10.37 milion fuçi. Importet e gushtit kanë zbritur 67.7% nga 6.2 milion fuçi të importuara në korrik.