Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 29 Shtator 2018

524

 

  • Fermerët në Esfahan Protestojnë

Të premten, më 27 shtator, fermerët e Isfahanit protestuan kundër kushteve të përkeqësuara të bujqësisë. Traktorët e tyre janë vendosur jashtë tregut të madh të frutave në Khorasgan. Tek automjetet është varur një banderolë e madhe ku shkruhet, të vdesësh me dinjitet është shumë më mirë sesa të jetosh i poshtëruar!

Khorasgan ndodhet në lindje të Provincës Isfahan, ku fermerët bënë tubimin e tyre. Këta fermerë punojnë në fushat e frutave dhe perimeve. Që kur u shtuan problemet me ujin, ata nuk kanë mundur të shesin produktet e tyre. 

Bujqësia komerciale është kthyer në katastrofë dhe ajo që ka qenë krenaria e këtyre fermerëve po zhduket.

  • SHBA Tërheq Diplomatët nga Qyteti Iraken, Duke Cituar Kërcënimet nga Regjimi Iranian

Shtetet e Bashkuara shpallën të premten se do ta mbyllnin në mënyrë efektive konsullatën e tyre në qytetin jugor iraken, Basra, dhe do ta zhvendosnin që aty personelin diplomatik, në vijim të kërcënimeve në rritje nga regjimi iranian dhe nga militantët e mbështetur nga Irani, duke përfshirë lëshimin e raketave.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dha urdhër që të gjithë, përveç stafit të emergjencës të largoheshin nga Basra, dhe që detyrat konsullare të merreshin përsipër nga ambasada në Bagdat. Basra është porti kryesor i Irakut dhe një nga qytetet e tij më të mëdha.

Pompeo, duke shpjeguar këto masa, ripërsëriti paralajmërimin se Shtetet e Bashkuara do ta mbanin Iranin direkt përgjegjës për sulmet mbi amerikanët dhe mbi objektet diplomatike të SHBA-së.

  • Pompeo bën thirrje për një aleancë të ‘Lindjes së Mesme’ për të ndaluar veprimtarinë keqdashëse të Iranit

Në një takim me homologët e tij në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik, Egjipt, dhe Jordani, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimtarisë keqdashëse të Iranit në rajon, duke theksuar rëndësinë e mposhtjes së ISIS e organizatave të tjera terroriste dhe të arritjes së paqes e stabilitetit në Siri dhe Jemen.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Neuert, tha të premten se në këtë takim u diskutua krijimi i një “aleance strategjike të Lindjes së Mesme” për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.