- Rënie e Madhe në Biznesin Gjerman me Iranin Mes Trysnisë së Sanksioneve Amerikane
Associated Press: Një grup gjerman biznesi thotë se tregtia e kompanive gjermane me Iranin ka rënë shumë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e rrisin trysninë ekonomike mbi Teheranin.Volker Treier, kreu i tregtisë me jashtë në Shoqatën e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, tha për agjensinë e lajmeve dpa në komentet e tij të publikuara të dielën, se eksportet gjermane në Iran kanë rënë me 50 përqind nga viti në vit gjatë çerekut të parë, ndërsa eksportet iraniane në Gjermani kanë rënë rreth 42 përqind.
- Pentagoni Thotë se Garda Revolucionare e Iranit Është Përgjegjëse për Sulmet mbi Cisternat e Naftës
Fox News: Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë të premten se Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është direkt përgjegjës për sulmet mbi anijet cisterna në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe më herët këtë muaj. Zyrtarët thanë se këto sulme janë pjesë e një “fushate” të regjimit iranian, e cila e ka shtyrë SHBA-në të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme. “Sulmin kundër anijeve në Fujairah ia atribuojmë IRGC-së,” tha Admirali Michael Gilday, drejtori i Shtabit të Përbashkët.
- Iran Kërcënon se do t’i Sulmojë Luftanijet Amerikane me ‘Armë të Fshehta’
Asharq Al-Awsat: Një zyrtar i lartë ushtarak i Iranit ka thënë se Irani mund t’i fundosë luftanijet amerikane që janë dërguar në rajonin e Gjirit Persik duke përdorur raketa dhe “armë të fshehta,” raportoi të shtunën agjensia gjysmë-zyrtare e lajmeve Mizan. Gjeneral Morteza Qorbani, një këshilltar për komandën ushtarake të Iranit, e ka kërcënuar SHBA-në se do t’i sulmojë luftanijet e saj. “Amerika… po dërgon dy luftanije në rajon. Po të bëjnë edhe budallallëkun më të vogël, do t’i zhysim këto anije në fund të detit së bashku me ekuipazhet dhe avionët e tyre duke përdorur dy raketa ose dy armë të reja të fshehta,” theksoi Qorbani.
• Rriten Tensionet Mes Rusisë dhe Iranit në Siri
Voice of America: Javën e shkuar, policia ushtarake ruse raportohet të ketë kryer një mësymje kundër militantëve të mbështetur nga Irani, të pozicionuar në aeroportin ndërkombëtar sirian të Alepos, sipas mediave vendase. Pas kësaj, disa liderë të militantëve të Iranit u arrestuan duke përmbyllur kështu episodin më të fundit të tensioneve mes forcave iraniane dhe ruse në Siri. Që nga fillimi i luftës civile të Sirisë në vitin 2011, Rusia dhe Irani kanë krijuar një prani të fuqishme ushtarake në këtë vend në mbështetje të forcave besnike ndaj regjimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad.
• Arabia Saudite Qëllon dhe Rrëzon një Dron të Houthi-ve që Kishte në Shënjestër Aeroportin Jizan
Al Jazeera: Arabia Saudite tha të dielën se kishte qëlluar dhe rrëzuar një dron me bomba të lëshuar nga rebelët Houthi në Jemen për të sulmuar një aeroport të mbretërisë, më i fundit në një seri sulmesh kundër kësaj mbretërie. Forca ajrore saudite i preu rrugën dhe e shkatërroi dronin që kishte në shënjestër aeroportin Jizan, pranë kufirit jugor me Jemenin, thotë koalicioni i kryesuar nga Sauditët dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kundër rebelëve.
• SHBA Dyshon për 2 Proksi të Iranit Lidhur me Sulmin mbi Ambasadën në Bagdad
Asharq Al-Awsat: Proksit iranianë në Irak nuk e kanë marrë përsipër sulmin kundër ambasadës amerikane në Bagdad një javë më parë, pavarësisht akuzave të Uashingtonit se Teherani qëndron prapa këtij incidenti. Një zyrtar i lartë i sigurisë ka thënë për Asharq Al-Awsat se SHBA ka dyshime për Batalionet Sayyed of Martyrs dhe Batalionet Imam Ali. Ai tha gjithashtu se autoritetet irakene janë informuar për këto dyshime.