Të hënën më 27 maj 2019, një numër i madh njerëzish në Zahedan, një qytet perëndimor në Iran, demonstruan përpara zyrës së guvernatorit të regjimit në Zahedan në protestë ndaj vrasjes së një të riu të quajtur Moussa Shah Bakhsh, nga forcat represive të regjimit klerikal.
Agjentët e sigurisë mësynë demonstruesit dhe arrestuan dhjetëra prej tyre. Moussa Shah Bakhsh u qëllua dhe u vra mbrëmjen e 25 majit, ndërkohë që niste makinën. Forcat represive e paralajmëruan familjen që ta varrosnin trupin e fëmijës së tyre sa më shpejt dhe të mos mbanin ndonjë tubim në varrimin apo përkujtimin e tij.