NCRI – Milicitë të lidhura me regjimin iranian në Irak të njohura si Hashed al-Shaebi janë një kërcënim serioz për ekzistencën e Irakut dhe sigurinë e Lindjes së Mesme. Këta militantë sektarë kryejnë të gjitha llojet e krimeve për të çuar përpara politikën e regjimit të Iranit.
Një raport i kohëve të fundit nga TV Aljazeera:
Shfaqja e milicive Hashed al-Shaebi dhe komunikimin i tyre i huaj është shkaku i shqetësimeve. Dosja e krimeve dhe shkeljeve të kryera nga ky grup kundër ( njerëzve dhe) Opozitës në zonat e marra përsëri nga Daeshi (ISIS) është ndër arsyet që i shtojnë këto shqetësime. Refugjatë sunni të arratisur dhe të zhvendosur që janë strehuar në këto zona janë akuzuar për bashkëpunim me Daeshin.
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë paraqitur në mënyrë të përsëritur veprimet sektare të grupit Hashed al-Shaebi , dhe Arabia Saudite ka dënuar në mënyrë të përsëritur këta militantë sektare.