NCRI – Këtë mëngjes e hënë 2 Janar 2017 qindra njerëz u mblodhën përpara burgut Evin duke kërkuar lirimin e të burgosurit politik Arash Sadeghi dhe gruas së tij Golrokh Ebrahimi.
Mes demonstruesve mund të shihen një grup nënash të të burgosurve politikë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut.
Duke mbajtur fotografitë e Arash dhe Golrokhit demonstruesit bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe të burgosurve të tjerë politikë.
Forcat e sigurisë në rrugët që çojnë në burgun Evin, u përpoq të shpërndajnë turmën, por ajo rritej.
Situata e Arash Sadeghit në ditën e shtatëdhjetë e njëtë të grevës së urisë në burgun Evin thuhet se është kritike.
Rezistenca Iraniane u bën thirrje organizatave për të drejtat e njeriut dhe organeve ndërkombëtare që të marrin masa urgjente për të shpëtuar jetën e tij.