Shkruar nga Shamsi Saadati
Të dielën dhe të hënën, më 4-5 gusht, mësuesit me kontratë në Iran zhvilluan protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Teheran, kundër mos-implementimit të ligjit për t’i punësuar ata zyrtarisht si staf me kohë të plotë. Ata thërrisnin: “Nuk ik prej këtu deri sa të fitoj të drejtat e mia.”
Në protestën anti-regjim të së dielës morën pjesë mbi 1000 njerëz dhe mësues me kontratë nga i gjithë Irani.
Të hënën, protesta e tyre u përhap nga Teherani në qytete të tjera si Ahvaz, Isfahan, Tabriz, dhe Kermanshah. Në këto tubime morën pjesë mësues të punësuar e pensionistë.
Një nga protestuesit tha, “Sapo i shpërndamë banderolat tona mes demonstruesve, agjentët u turrën për ta ndalur tubimin. U përpoqën ta shpërndanin turmën.”
Në të njëjtën ditë, një grup arsimtarësh në Kermanshah u mblodhën përpara Departamentit të Arsimit të provincës, duke thirrur “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen” dhe “Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi.”
Të hënën më 5 gusht, klientët e mashtruar të Institucionit Caspian Credit protestuan përpara ndërtesës së gjykatës në Teheran.
Po atë ditë, blerësit e mashtruar të Kompanisë Pars Khodro organizuan një protestë përpara ndërtesës së Gjykatës Penale në Teheran. (Agjensia shtetërore e Lajmeve Tasnim – 5 gusht 2019)