Mësuesit dhe arsimtarët iranianë dolën në rrugë në një protestë mbarëkombëtare të enjten më 14 shkurt; e katërta gjatë këtij viti pers, i cili nisi më 21 mars 2018.
Në kohën e shkrimit të këtij lajmi, protestat po zhvilloheshin në Mashhad, Kermanshah, Urmia, Ardabil, Khorramabad, Sanandaj dhe Marivan, me pjesëmarrjen e mësuesve të punësuar dhe atyre pensionistë, siç ka ndodhur në tre grevat e mëparshme këtë vit.
Mësuesit kërkonin pagesën e plotë të rrogave të tyre të vonuara, lirimin e mësuesve të arrestuar gjatë protestave të mëparshme për aktivizëm paqësor, si dhe arsimim falas për të gjithë fëmijët, mes të tjerash.