Monday, February 6, 2023

Iranianët Bëjnë Tubim Jashtë Samitit të Varshavës për të Dytën Ditë, Bëjnë Thirrje për Ndryshim Regjimi

 Një grup i madh iranianësh, mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilluan një tubim të enjten, për të dytën ditë, jashtë Samitit të Varshavës mbi Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për mbështetje për ndryshimin demokratik në Iran nën udhëheqjen e Maryam Rajavi-t të NCRI-së.

Protestuesit në kryeqytetin polak thërrisnin “Paqësim jo; ndryshim regjimi po” ndërsa delegacionet e qeverive merrnin pjesë në Samitin e Varshavës që u hap të mërkurën. Protestuesit deklaruan solidaritetin e tyre me protestat anti-regjim që po zhvillohen në mbarë Iranin.

Ata shprehën mbështetjen e tyre për planin me 10 pika të udhëheqëses së opozitës iraniane Maryam Rajavi për një republikë të lirë të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore dhe një Iran jo-bërthamor.

Të mërkurën, personalitete amerikane dhe polake morën pjesë në një tubim të ngjashëm nga mbështetësit e NCRI-së.

Znj. Maryam Rajavi, duke folur para tubimit në një video-mesazh tha:

“Politika e futjes së institucioneve kriminale dhe drejtuesve formalë të regjimit iranian në listën e zezë do të jetë efektive vetëm kur IRGC të vendoset në listat terroriste të SHBA-së dhe Bashkimit Europian si një entitet i tërë.

“IRGC komandon grupet mercenare terroriste të regjimit si dhe gjakderdhjet e tyre të tmerrshme në rajon; drejton programin e raketave të regjimit, veprimtaritë e armëve bërthamore, dhe sulmet kibernetike, si dhe është në krye të masave të rënda mbi popullsinë dhe plaçkitjes së aseteve të vendit.

“Trupat e Gardës Revolucionare janë shtylla kurrizore që mbështet regjimin klerikal. Kështu që duhet të etiketohen si forcë terroriste pa vonesë.

“Prandaj, unë po deklaroj kërkesat e popullit të Iranit dhe të Rezistencës Iraniane, si vijojnë:

  1. Futni në listën e zezë Trupat e Gardës Revolucionare të Regjimit Iranian (IRGC) dhe Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) duke i vendosur komplet entitetet e tyre në listat terroriste të SHBA-së dhe Bashkimit Europian;
  2. Përjashtoni agjentët e shërbimeve të inteligjencës iraniane dhe të Forcës terroriste Quds nga SHBA dhe Europa;
    3. Referojani Këshillit të Sigurisë të OKB-së dosjen e shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran;
  3. Referojani Gjykatës Penale Ndërkombëtare dosjen mbi masakrën e të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran;
    5. Përjashtojeni regjimin jo-legjitim të mullahëve nga OKB dhe njihni përfaqësuesit e Rezistencës së drejtë të popullit iranian;
  4. Dëbojini dhe largojini forcat e fashizmit fetar të Iranit nga Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe Afganistani;
  5. Detyrojeni qeverinë e Irakut të kompensojë për pronat, pajisjet, armët dhe kampet e PMOI/MEK dhe të Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit të Iranit;
  6. Dhe së fundmi, njiheni të drejtën e Rezistencës së drejtë të popullit iranian për ta përmbysur teokracinë e mullahëve, të drejtën e popullit iranian për të fituar lirinë dhe demokracinë, dhe të drejtën e popullit iranian për të themeluar sovranitetin popullor.”

Senatori Ryszard Majer, anëtar i spikatur i Senatit polak, dhe Zëvendës President i Komitetit të Punëve të Jashtme nga partia PIS, foli para tubimit për Iranin e Lirë në Varshavë: Ne e respektojmë lirinë dhe solidaritetin. A janë këto vlera të rëndësishme për ju? Po, çdo komb ka nevojë për liri dhe solidaritet, liri për të vendosur për vetveten. Gjithashtu në Iran, liria për popullin iranian është e domosdoshme për mbarë botën.

Si polak, unë e kuptoj këtë. Për shumë vjet nuk ka patur liri mbledhjeje apo liri fjale për të gjithë ata që dëshironin ndryshim. Sot unë i admiroj përpjekjet e Maryam Rajavi-t e cila punon për solidaritet dhe mirëqenie në Iran.

Këto veprime janë shumë të rëndësishme, ato kryhen në një mënyrë paqësore. Kam takuar njerëz që punojnë me të, që janë të përkushtuar ndaj ndryshimit. Besimi i tyre në respektin për jetën dhe solidaritetin nuk është thjeshtë fjalë boshe. Mund të flasim për të ardhmen. Falë përpjekjeve tuaja, kombi juaj do të jetë i lirë e demokratik, si dhe plot solidaritet.

Ish kryebashkiaku i New York-ut, Rudy Giuliani, tha në fjalimin e tij: Është nder i madh për mua të jem këtu me ju për t’u përçuar një mesazh shumë të rëndësishëm zyrtarëve të qeverive që marrin pjesë në Samitin e Varshavës. Në mënyrë që të kemi paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme, duhet të ketë ndryshim të regjimit teokratik në Iran. Ai duhet të marrë fund. Regjimi iranian është burimi më i madh i mosmarrëveshjeve. E përgëzoj Maryam Rajavi-n për udhëheqjen e saj të guximshme në përpjekjen për një Iran të lirë e demokratik. Regjimi i Ajatollahut është sponsori numër një shtetëror i terrorizmit jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në mbarë botën.

Marcin Śëięcicki, anëtar i Parlamentit polak dhe ish-kryebashkiak i Varshavës, si dhe ish-ministër për marrëdhëniet e jashtme ekonomike, foli gjithashtu përpara tubimit të të mërkurës. Ai tha: Lëvizja NCRI ka një plan me 10 pika i cili, mes të tjerash, kërkon shfuqizimin e dënimit me vdekje. Duam të shohim themelimin e paqes dhe demokracisë në Iran.