Saturday, July 27, 2024

Politika e re amerikane për Iranin

 NCRI – Është raportuar se politika e re amerikane për Iranin do të trajtojë disa nga kërcënimet më shqetësuese të paraqitura nga regjimi, përfshirë programin e tyre bërthamor, shkatërrimin e Lindjes së Mesme dhe skuadrën e tyre terroriste, Gardën revolucionare.

Donald Trump miratoi këtë plan, i cili ka një qasje agresive për të luftuar Iranin, pak para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, muajin e kaluar.

Eli Lake shkruan në Bloomberg: “Kjo do të përfshijë vendosjen e një theksi të ri në kundërshtimin e rrjeteve iraniane në Amerikën Latine; Zhvillimin e raketave ballistike nga Irani; Shkeljet e të drejtave të njeriut nga Irani kundër shtetasve të vet; dhe mbështetje për grupet terroriste dhe proxies në Lindjen e Mesme “.

Një nga komponentët kryesorë të kësaj marrëveshjeje do të ishte Trupat e Gardës Revolucionare të regjimit iranian (IRGC – së) si organizatë terroriste; diçka që Kongresi e mandatoi gjatë verës, por e lejoi Trumpin ta shtynte derisa të çertifikohet politika e re e Iranit.

Ndërsa IRGC-ja kontrollon një pjesë të madhe të ekonomisë iraniane (është e vështirë të dish saktësisht se sa, për shkak të fshehtësisë me të cilën veprojnë), do të ishte e vështirë për kompanitë e huaja të investonin në Iran. Kjo do të sillte kolaps në ekonomi dhe do të gjunjëzonte regjimin iranian në tërësi.