Saturday, September 23, 2023

Mesazhi i Maryam Rajavi-t në Konferencën e Senatit amerikan

E hënë, 12 dhjetor 2016
Washington, D.C. – Në një konferencë të mbajtur në Sallën Kennedy të komitetit drejtues të Senatit, senatorë të lartë dhe ish-zyrtarë të sigurisë kombëtare dënuan shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në Iran dhe ndërhyrjet e regjimit klerikal në rajon.
Ata theksuan nevojën për të adoptuar një politikë të fortë në lidhje me diktaturën fetare iraniane në pushtet.

Konferenca me titull, “Administrata e re dhe Opsionet e Politikës Iraniane “, u sponsorizua nga Organizata e Komunitetit iraniano-amerikan, OIAC. Senatori John McCain (R-AZ) dhe kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit; Senatori Robert Menendez (D-NJ), anëtar i rangut të lartë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit; Ish-senatori Joseph Lieberman, Sekretari i parë Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe guvernatori i Pensilvanisë Tom Ridge, dhe ambasadori Mitchell Reiss, ish-drejtori i planifikimit të politikave në Departamentin e Shtetit, drejtuar mbledhjen.
Anëtarët e misioneve diplomatike me bazë në Uashington, si dhe përfaqësues të masmedias amerikane dhe ndërkombëtare morën pjesë në konferencë.
Në një mesazh me video në konferencë, Myryam Rajavi tha:

Të dashur miq,
Këto Krishtlindje, në kremtim të lindjes së Jezu Krishtit, i dërguari i paqes dhe i solidaritetit, ju uroj të gjithëve, që jeni mbledhur në takimin e sotëm, shëndet dhe prosperitet.
Së pari, më lejoni të ofrojë vlerësimin tim përzemërt për senatorët e SHBA-së dhe personalitetet e shquara për mbështetjen e kauzës dhe luftës së popullit iranian për liri, demokraci dhe shtetin e së drejtës.
Do të doja të falënderoja sinqerisht përfaqësuesit e zgjedhur të popullit amerikan për mbështetjen e tyre për luftëtarët e lirisë të kampit Ashraf dhe të kampit të Lirisë dhe mbrojtjen e tyre nga rreziku dhe zhvendosjen e tyre në Evropë.
Përvoja shkatërruese dhe vrasëse 37-vjeçare e regjimit të mullahëve në vendin tim ka treguar se asnjë koncesion politik dhe ekonomik, që është bërë në kurriz të popullit iranian, nuk ka çuar në një ndryshim të sjelljes apo politikës së regjimit iranian qoftë brenda ose jashtë Iranit.
Përkundrazi, situata është përkeqësuar në çdo aspekt.
Gjatë presidencës të ashtuquajtur ” të moderuar” të Rouhanit, më shumë se 2600 njerëz janë ekzekutuar.
Sipas Kombeve të Bashkuara, kjo shënon numrin më të madh të ekzekutimeve në 25 vitet e fundit.
Për të krijuar një atmosferë të represionit dhe frikës në shoqëri, regjimi klerikal ka ekzekutuar një numër të madh viktimash, në vende publike.
Së paku 70 gra janë varur gjatë mandatit Rouhani.
Pavarësisht uljes së sanksioneve dhe transferimit të një sasie të konsiderueshme të hollash për xhepin e mullahëve, ekonomia iraniane po vuan nga recesioni.
Korrupsioni qeveritar dhe burokratik dhe vjedhja astronomike nga ana e zyrtarëve të regjimit, duket i pafund.
Ekonomia iraniane është nën kontrollin e liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
Ata janë të vetmit që do të përfitojnë nga tregtia me Iranin dhe jo populli iranian.
Regjimin klerikal ka vazhduar provat e veta të raketave balistike në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në rajon, regjimi ka përdorur gjithë fuqinë e tij për të shpëtuar diktatorin kriminel të Sirisë. Aktualisht, më shumë se 70.000 forca të regjimit, duke përfshirë IRGC dhe agjentët e tij janë të përfshirë në masakrën e njerëzve të pafajshëm në Siri, veçanërisht në Alepo.
Këto ditë, regjimi është duke folur për krijimin e bazave detare në Jemen duke vazhduar politikat e tij sektare në Irak.
Në rrethana të tilla, nuk ka dyshim se lufta kundër fundamentalizmit dhe ekstremizmit nën flamurin e Islamit qoftë shiit apo sunit, mund të bëhet e mundur vetëm nëpërmjet përballjes me regjimin iranian i cili është kumbari i fondamentalizmit dhe terrorizmit.
Me fjalë të tjera, lufta kundër ISIS-it nuk mund të ndahet nga përballja me këtë regjim.
Kur regjimi klerikal të prapset në rajon bota do të jetë shumë më afër shkatërrimit të ISIS-it.
Rruga e vetme për ndryshime demokratike në Iran është mbështetja e popullit iranian dhe rezistencës së tij të organizuar.
Rezistenca iraniane është duke luftuar me të gjithë fuqinë e saj për të arritur këtë qëllim dhe ne shpresojmë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë mbështetjen e tij për popullin iranian në kërkimin e një Irani të lirë.
Dosja e abuzimeve flagrante të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht rasti i masakrës së 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988, duhet t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për miratimin e dënimeve të detyrueshme.
Programi bërthamor dhe i raketave është kundër interesave të popullit iranian dhe duhet të ndalet.
Regjimi klerikal duhet të dëbohet nga Siria, Iraku, dhe, IRGC duhet të vihet në listën e organizatave terroriste.
Populli iranian, me më shumë se një shekull luftë për demokraci dhe liri, meriton një qeveri që respekton të drejtat e tij themelore.
Këto të drejta përfshijnë lirinë e shprehjes, zgjedhje të lira, barazinë gjinore dhe të drejta të barabarta për pakicat fetare dhe etnike.
Një vend i tillë do të ishte lajmëtar i paqes dhe i qetësisë në Lindjen e Mesme.
Ky është vizioni ynë për Iranin e nesërm.
Faleminderit.
Burimi:http://www.maryam-rajavi.com/en/activities/event-reports/item/maryam-rajavi-message-to-the-conference-at-the-us-senate-december-8-2016