IRAN: Dhjetë të burgosur të varur të dielën

510

E diel, 11 dhjetor 2016

NCRI – Këtë mëngjes, e diel, 11 dhjetor, regjimi iranian vari kolektivisht 10 të burgosur në perëndim të Teheranit, në burgun Gohardasht.
Viktimat ishin transferuan dje në izolim.

Vlen të përmendet se gati tre javë më parë në një deklaratë nga ana e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit më 23 nëntor 2016 u njoftua se në të njëjtën ditë regjimi iranian kishte varur publikisht katër persona të rinj në mënyrë kolektive në ishullin Qeshm në provincën Hormozgan. Në të njëjtën deklaratë përmendej, Hassan Norouzi, një anëtar i parlamentit të regjimit që në një rrëfim tronditës kishte deklaruar: “5000 persona të moshës 20 deri në 30 vjeç janë të dënuar me vdekje. Shumica e tyre është hera e parë që dënohen për krime të lidhura me drogën “(agjencia shtetërore e lajmeve Mehr – 23nëntor).
Youssefiani, një anëtar tjetër i parlamentit, tha: “Kemi ekzekutuar kaq shumë, ekzekutojmë çdo ditë. … në Rajaeeshahr 30, në një tjetër vend 20, në një tjetër vend 10, dhe cili ka qenë rezultati? Në vitin 1990 kur isha prokuror në provincën e Mazandaranit, një raport erdhi nga zyra e arsimit se kur ju ekzekutoni një person, 20 deri në 30 studentë të tjerë nuk vijnë në shkollë … tha një grua në gjykatë … në Iran një familje e tërë ekzekutohet, nuk është personi që ekzekutohet. “( radioja shtetërore Farhag, 23 nëntor).
Deklarata e NCRI më tej përfundon. “Çdo marrëdhënie me këtë regjim mesjetar, i cili e mban pushtetin vetëm përmes torturës dhe ekzekutimit, duhet të jetë i kushtëzuar me një ndalje të ekzekutimeve. Injorimi i të dhënave të tmerrshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e regjimit klerikal nën çdo pretekst trimëron më shumë kriminelët në pushtet në Iran”.