Wednesday, February 1, 2023

Eurodeputeti austriak bën thirrje për njohjen e Opozitës Demokratike të udhëhequr nga Maryam Rajavi

E hënë, 12 dhjetor 2016
NCRI – “. Ligjvënësit e Evropës, kanë një përgjegjësi dhe nuk mund të mbyllim sytë në gjërat tragjike ndodhin dhe rolin agresiv të këtij regjimi iranian” dhe “nuk mundet të vazhdohet vetëm me dënimin e veprimeve”, tha z Heinz Becker, anëtar i Parlamentit Evropian nga Austria në një takim në Parlamentin Evropian.

Ai u bëri thirrje deputetëve “për t’u bërë aktivë dhe për të ndërmarrë hapa për t’u treguar mullahëve se i marrim gjërat seriozisht dhe se jemi serioz” dhe shtoi se “hapi i parë duhet të jetë njohja e opozitës demokratike në Iran që është Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit i udhëhequr nga znj Maryam Rajavi. “
Më poshtë është teksti i fjalimit të Z. Heinz Becker, të mërkurën, më 7 dhjetor 2016:


Jemi mbledhur këtu për një rast të rëndësishëm. Është Dita Ndërkombëtare dhe Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Prandaj është pikërisht momenti për të parë situatën në Iran sot dhe të dhënat e viteve të fundit.
Që prej gati katër viteshsh ka pasur disa shpresa të rreme në Evropë të nxitura nga regjimi iranian dhe lobet e tij në Perëndim se presidenti aktual Rouhani do të bëjë disa reforma dhe se ai është një i moderuar.
Na u tha në Perëndim që Rouhani dhe ministri i tij i jashtëm Zarif që bëri bisedimet bërthamore kanë si synim të përmirësojnë të drejtat e njeriut.
Por Irani nën Rouhanin mbetet xhelati numri një për frymë në botë. Në Iran janë ekzekutuar më shumë të mitur se në çdo vend tjetër të botës. Popullit të Iranit i mohohet e drejta e tij më e rëndësishme që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Fytyra e vërtetë e Rouhanit nuk ishte një sekret për iranianët, por pas katër vitesh është bërë gjithashtu e qartë për të gjithë ne përtej çdo dyshimi se ai është një diktator i vërtetë mizor!
Ai sigurisht nuk është fytyra e moderuar për njerëzit në rajon, në veçanti për mbështetjen e tij të hapur për diktatorin sirian Bashar Asad. Forcat e regjimit janë të angazhuar në mënyrë të hapur në masakrat e grave dhe fëmijëve në Siri dhe ata mburrem me praninë e tyre në Siri. Udhëheqësit e Iranit duhet të konsiderohen përgjegjës për krime lufte.
Siç kam deklaruar në fjalën time të sotme për këtë rast, iu drejtohem negociatorëve evropianë për marrëveshjet ekonomike se duhet t’i jepet fund bërjes së biznesit, kur mijëra e mijëra qenie njerëzore vdesin.
Ne, si ligjvënës të Europës, kemi një përgjegjësi dhe nuk mund të mbyllim sytë përballë gjërave tragjike që ndodhin dhe rolit agresiv të këtij regjimi iranian. Ne nuk mund të vazhdojmë vetëm duke dënuar veprimet. Duhet të bëhemi aktivë dhe të ndërmarrim hapa për t’u treguar mullahëve se i marrim gjërat seriozisht dhe se jemi serioz. Prandaj, hapi i parë duhet të jetë njohja e opozitës demokratike në Iran që është Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit i udhëhequr nga znj Maryam Rajavi. … kam pasur nderin ta takoj znj Rajavi në Paris dhe jam shumë i kënaqur ta shoh sot në Parlamentin Europian.
Së fundi, duhet të them se si një austriak u gëzova që Rouhanit iu desh të anulojë udhëtimin e tij në Vjenë për shkak të një manifestimi, një demonstrimi nga ana e përkrahësve të zonjës Rajavi. Ai kishte kërkuar menjëherë ndalimin e kësaj demonstrate, anullimin e saj, por autoritetet austriake thanë rreptësisht JO. Kështu që, Rouhani, që thjesht kishte frikë nga kjo opozitë vendosi të mos të shkojë një ditë para mbërritjes.
Le të kuptojmë se duhet të qëndrojmë konsekuent në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të parimeve tona, vlerave evropiane, dhe le të komunikojmë me të gjitha etiketat politike të BE-së për të kuptuar këtë mesazh të lehtë të qartë që ne mbështesim këshillin tuaj kombëtar Zonja Presidente, për të arritur një Iran të lirë për popullin iranian.
Faleminderit. \