Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të PMOI/MEK më 13 dhe 15 dhjetor 2019: Vendosja e posterave me foto dhe mesazhe të znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, dhe z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në Teheran, si dhe në qytetet Ahvaz e Abadan, Rasht, Karaj, Sirjan dhe Isfahan.
Fashizmit fetar po i vjen fundi; kjo është një kryengritje deri në fitore
Më 13 dhe 15 dhjetor 2019, Njësitë e Rezistencës vendosën postera me foto dhe mesazhe të znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në disa pjesë të Teheranit, duke përfshirë autostradat Saeedi dhe Niayesh, rrugët Madani, Sabalan, Nabard-e Jonoubi, dhe Parastar si dhe në qytetet Ahvaz e Abadan (jug-perëndim), Rasht (veri), Karaj (qendër), Sirjan dhe Isfahan (jug-qendër).
Në të njëjtën kohë, të rinjtë e rebeluar kanë djegur fotot e Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, në shumë lokacione.
Në postera lexohet, “Kjo kryengritje i përket popullit iranian të lidhur me zinxhirë dhe që kërkon lirinë,” “Ndihmojini dhe strehojini të rinjtë e rebeluar,” “Dridhjet e përmbysjes po e shkundin regjimin deri në themele,” “Strategjia triumfuese e Ushtrisë së Çlirimit është testuar në njësitë, lagjet dhe qytetet e rebeluara. Kjo është një kryengritje deri në fitore,” “Populli iranian është betuar se do ta rrëzojë këtë regjiim,” “Diktaturës fetare po i vjen fundi,” “Njësitë e rezistencës i kanë mbajtur gjallë flakët e rezistencës në mbarë vendin,” “Përmbysja e armikut anti-njerëzor është e sigurtë,” “Mundemi dhe duhet ta rrëzojmë diktaturën fetare,” dhe “Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
16 dhjetor 2019
Teheran – Autostrada Saeedi – dhjetor 2019
Maryam Rajavi: “Kryengritja i përket popullit iranian të lidhur me zinxhirë, i cili kërkon lirinë.”
Massoud Rajavi: “Ndihmojini të rinjtë e rebeluar, dhe sigurojuni strehim të sigurtë.”
Teheran – Autostrada Niayesh -Dhjetor 2019
Maryam Rajavi: “Kryengritja i përket popullit iranian të lidhur me zinxhirë, i cili kërkon lirinë.”
Massoud Rajavi: “Diktaturës fetare të mullahëve po i dridhet toka nën këmbë”
Teheran – Rruga Madani-Dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Strategjia fitimtare e Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit është vërtetuar në punën e suksesshme të Njësive të Rezistencës në qytetet e rebeluara. Kjo është një kryengritje që do të vazhdojë derisa të arrihet fitorja.”
Teheran – Rruga Sabalan-dhjetor 2019
Maryam Rajavi: “Populli i Iranit dhe rezistenca e tij janë të vendosur për ta rrëzuar këtë regjim.”
Teheran – Rruga Nabard-e Jonoubi – Dhjetor 2019
Maryam Rajavi: “Sistemit Velayat-e Faqih po i vjen fundi”
Abadan-Dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Përmbysja e armikut anti-njerëzor është e sigurtë.”
Ahvaz-Dhjetor 2019
“Vdekje Khamenei-t” – “Rroftë Rajavi”
Karaj-Dhjetor 2019
Massoud Rajavi: “Është koha t’i shumëfishojmë & zgjerojmë njësitë, lagjet e qytetet e rebeluara.”
Isfahan – “Vdekje Khamenei-t”
Isfahan