NCRI – Një media shtetërore pranoi se zyrtarët qeveritarë dhe mediat nuk e informojnë publikun për faktet dhe lajmet aktuale mbi gjendjen e tërmetit të së dielës në provincat perëndimore të Iranit dhe viktimat e tij.
Media shtetërore Jame’eh Farda (Tomorrow’s Community), vuri në dukje fshehtësinë e regjimit iranian në shpalljen e statistikave dhe lajmeve të vërteta rreth tërmetit që goditi vendin në natën e së dielës, i cili vrau qindra dhe plagosi mijëra vetë, dhe shkruante: “Fshehim zemërimin e natyrës në të njëjtën mënyrë siç shtrembërojmë opinionin publik për dështimet tona politike”.
“Fshatra të paarritshëm, rrugë të mbyllura, komunikime të shkëputura dhe të mbijetuar të çmeritur ose familjet në zi të viktimave, të moshuar, të rinj dhe fëmijë, mungesa e objekteve, mungesa e menaxhimit të kualifikuar, komisionet në letër që merren me situata kritike dhe marrëdhëniet e tyre me publikun ku reduktimi i shkallës reale të krizës në komunikimin e tyre është rreshti i parë i udhëzimeve (janë disa fakte rreth tërmetit). Lajmet informale dhe thirrjet telefonike nga familjet (nga viktimat) nga vendet e largëta tregojnë fillimin e një katastrofe, një fatkeqësi pas përfundimit të tërmetit “, shkroi media.