Statistika Alarmuese: 800,000 Fëmijë Iranianë Vuajnë nga Kequshqyerja

364

Në qytetin port Chabahar në jug të Iranit, prevalenca e kequshqyerjes është kaq e lartë sa, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve IRNA më15 janar, Reza Ezzatian, Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetit, ka thënë, “39,000 fëmijë nën moshën pesë vjeçare në qytet vuajnë aktualisht nga kequshqyerja.”

IRNA citon Ezzatian-in duke thënë, “Në periferi të qytetit dhe në zonat e largëta rurale, situata është edhe më keq për sa i përket ushqyerjes e varfërisë.” Ai shton, “Ky rajon dhe qytete të tjera në provincën Sistan e Baluchestan kanë nivele të larta kequshqyerjeje. Prandaj është nevoja që t’i kushtohet më shumë vëmendje serioze këtij aspekti.

Miliona fëmijë iranianë vuajnë aktualisht nga kequshqyerja, siç besojnë shumë ekspertë, gjë që çon në dobësim të rritjes fizike — si osteoporoza — dhe në ulje të inteligjencës — duke përfshirë paaftësi të rënda të të mësuarit.

E përditshmja shtetërore Tabnak ka publikuar një artikull më 2 janar 2018 që thoshte, “800,000 fëmijë iranianë nën moshën pesë vjeçare vuajnë nga kequshqyerja. Llogaritjet tregojnë se gjysma e këtyre fëmijëve nuk marrin ushqimin e duhur për shkak të sëmundjeve dhe kulturës së të ushqyerit të keq. Gjysma tjetër e këtyre fëmijëve nën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja dhe rritja e dobët e trurit për shkak se kanë lindur në familje të varfra. Ekspertët e fëmijëve besojnë se kequshqyerja është shkaku kryesor i rritjes së dobët të trurit të fëmijëve. Shifrat e kequshqyerjes varjojnë në pjesë të ndryshme të vendit.”