Më Shumë se 100 Viktima të Tjera në 18 Qytete

545

numri i vdekjeve nga koronavirusi shkon në mbi 1,300

pasi gënjeu për javë të tëra, ROUHANI e pranon se virusi është përhapur në të gjitha provincat

Sot, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli se të paktën 100 njerëez të tjerë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në qytete të ndryshme, duke përfshirë Mashhad, Teheran, Kashan, Anzali, Qom, Rasht, Arak, Ahvaz, Isfahan, dhe Aran e Bidgol. Gjithashtu ka patur humbje jetësh edhe në Semnan, Razan (Hamedan), Shahr—e Kord, Marivan, Bijar, Agh-Qala, dhe Bukan.

Kjo e çon numrin e viktimave në mbi 1,300 deri tani.

Serioziteti i situatës i ka nxitur mullahët të deklarojnë, edhe pse me vonesë, gjendjen e emergjencës për një numër provincash. Ata kanë anulluar gjithashtu grumbullimet për lutjet e së premtes, eventet e tubimet, si dhe shkollat, universitetet, konferencat dhe mbledhjet.

Pas anullimit të të gjitha udhëtimeve jashtë vendit për agjencitë qeveritare, sot pas disa javëve plot gënjeshtra, Hassan Rouhani, i cili kishte thënë para një jave se “jeta do t’i kthehet normalitetit” në fund të shkurtit 2020, me ngurrim  (4 ditë më parë) pranoi se, “Kjo sëmundje është përhapur gjerësisht në pothuajse të gjitha provincat tona”. I zemëruar nga zbardhja e numrit të vërtetë të viktimave, Rouhani u ankua se, “Ata japin shifra të rreme, dhe pretendojnë se nuk u themi njerëzve të vërtetën.” Ai shtoi paturpësisht se, “Që nga dita e parë, sapo dyshuam se virusi kishte hyrë në vend, e udhëzuam menjëherë Ministrinë e Shëndetit që ta informonte publikun për shifrat dhe informacionin përkatës. U thamë që të mos fshihnin asgjë nga publiku”.

Ndërkohë që në çdo vend tjetër, të paktën 3-4 javë para se të raportohej ndonjë viktimë, njerëzit ishin informuar rreth shpërthimit të Koronavirusit, nën sundimin e mullahëve, lajmi i virusit u bë publik vetëm kur humbën jetën dy viktimat e para në Qom.

Fshehja kriminale e fakteve dhe shpërndarja e gënjeshtrave dhe e keqinformimit jo vetëm që ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të virusit në Iran por ka rezultuar edhe në përçimin e virusit në shumë vende të tjera.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

4 mars 2020