Saturday, July 27, 2024

Lajmet e fundit në mënyrë të shkurtër – 4 Mars 2020

Një pamje që të trondit kur shikon njerëz në Iran, duke humbur ndjenjat për shkak të koronavirusit.

LAJME EMERGJENTE: MBI 1.300 NJERËS KANË VDEKUR NGA KORONAVIRUSI NË IRAN,SIPAS BURIMEVE TË OPOZITËS IRANIANE  PMOI / MEK

COVID-19 është përhapur në të gjitha provincat dhe qytetet e Iranit si Teherani, Qom, Mashhad, Kashan, Anzali, Rasht, Arak, Ahvaz, Aran, Bidgol, Semnan, Shahre Kord, Marivan dhe…

 

COVID-19 është përhapur në të gjitha krahinat dhe qytetet e Iranit si Teherani, Qom, Mashhad, Kashan, Anzali, Rasht, Arak, Ahvaz, Aran, Bidgol, Semnan, Shahre Kord, Marivan dhe …

 

SI FILLOI PËRHAPJA E KORONAVIRUSIT COVID-19 NË IRAN

How Iran’s coronavirus outbreak began

Përhapja e koronavirusit në Iran.Fshehja nga ana e regjimit duke e lënë të përhapet një epidemi vdekjeprurëse në Iran. Numri i vdekjeve vazhdon të rritet ndërkohë që qeveria e Iranit vazhdon të mohojë përmasat e koronavirusit.

IRANI: KORONAVIRUSI PËRHAPET ASHTU SI EDHE FRIKA E REGJIMIT.  RAPORTON PMOI / MEK.

Me shtrirjen e koronavirusit nëpër Iran dhe duke marrë jetën e të paktën 1200 personave,gjithnjë e më shumë zyrtarë të regjimit po infektohen dhe po vdesin nga sëmundja e njohur si COVID-19.

The coronavirus spreading across Iran and millions are vulnerable

Ramezan Pourghassem, kreu i Degës së Inteligjencës së Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare (IRGC), vdiq nga koronavirusi në Spitalin Khomeini të Sari, në veri të Teheranit. Pourghassem më parë shërbeu si zëvendësministër i komunikimit të regjimit gjatë mandatit të Mahmoud Ahmadinejad si presidenti i mullahëve.

Reza Rahmani, Ministër i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë në Iran, gjithashtu është shtruar në spital pas testimit pozitiv për COVID-19. Mediat shtetërore gjithashtu raportojnë se Hossein Sheikholeslam, këshilltar i Ministrit të Jashtëm të mullahëve, Mohammad Javad Zarif, gjithashtu është diagnostikuar me koronavirus.

Lexo më tepër

RAPORTI MUJOR I MONITORIT  I TË DREJTAVE TË NJERIUT  NË IRAN – Shkurt 2020

Shkurti shënoi shpërthimin e Koronavirusit (Covid-19) në Iran, duke u përhapur në mënyrë progresive në të gjithë vendin. Kjo u ndikua nga mosveprimi i qëllimshëm nga ana e regjimit, thotë një udhëheqës i grupit për të drejtat e njeriut.në Iran.

Iran Human Rights Monitor Monthly Report – February 2020

PËRHAPJA E KORONAVIRUSIT NË IRAN: PAMJE SHOKUESE TË NJERËSVE DUKE RËNË PA NDJENJA PËR SHKAK TË KORONAVIRUSIT COVID-19

Pamjet e reja të marra nga brenda Iranit tregojnë se shkalla e përhapjes të koronavirusit në Iran është shumë më e madhe sesa raportohet nga zyrtarët e regjimit.

Zahedan, Irani juglindor:

Një njeri me simptoma të koronavirusit rrëzohet dhe shihet duke u kollitur.

Mbi 1.200 njerëz kanë vdekur për shkak të COVID-19 në të gjithë vendin, sipas burimeve të MEK.

VIDEO: PËRHAPJA E KORONAVIRUSIT NË IRAN: MUNGESA E PAJISJEVE FILTRUESE TË AJRIT NË SPITALIN BABOL

Iran coronavirus outbreak: Lack of air sanitizing equipment in Babol hospital

SHTOHET NUMRI I GRAVE MIDIS VIKTIMAVE NGA KORONAVIRUSI NDËRKOHË QË NUMRI I VDEKJEVE I TEJKALON 1,200

Lajmet e fundit nga Irani tregojnë për rritje progresive të numrit të viktimave të Koronavirusit (Covid-19) dhe atyre që kanë kontraktuar virusin. Disa raporte tregojnë për vdekje të grave dhe vajzave në mesin e viktimave.

Gratë-Viktima të Koronavirusit në Iran

Në Rasht, kryeqyteti i Provincës Gilan në veri, një grua vdiq të Martën, 3 Mars 2020, pas dy javësh luftë me Koronavirusin. Ajo nuk u testua deri në ditën e fundit të jetës së saj dhe analizat nuk kanë arritur në Provincën Gilan deri më sot.

Në një lajm tjetër nga Shiraz, kryeqyteti i Provincës Fars në jug të Iranit, një vajzë 14-vjeçare vdiq në Spitalin Kamran të këtij qyteti. Ajo kishte kontraktuar virusin javën e kaluar. Edhe pse, mjekët kanë njoftuar familjen e saj se ajo vdiq nga Koronavirusi, por zyrtarët e regjimit u kanë thënë atyre të deklarojnë vdekjen e saj si pasojë e ifarktit në zemër.

REGJIMI ËSHTË FAJTOR PËR PËRHAPJEN E KORONAVIRUSIT NË IRAN:  NJËSITË E REZISTENCËS MEK

Rrjeti MEK brenda Iranit shkruajti parulla nëpër mure në qytetet e Iranit kundër keqmenaxhimit të regjimit iranian i cili ka shkaktuar shpërthimin e koronavirusit në Iran dhe përhapjene koronavirusit të Iranit.

Ata shkruajtën: “Faji i regjimit në përhapjen e koronavirusit është shkaku i vdekjes së popullit iranian.” “Khamenei, mullah mëkatar, ti je koronavirus” “Poshtë Khamenei, Rroftë Rajavi”

Death toll of Iran's coronavirus outbreak is much worse than authorities admit: hospital staff

VIDEO: AUTORITETET IRANIANE URDHËROJNË DOKTORËT TË RAPORTOJNË VDEKJET NGA KORONAVIRUSI COVID 19 SI INFARKT NË ZEMËR

VIDEO: NUMRI I VDEKJEVE NGA PËRHAPJA E KORONAVIRUSIT NË IRAN ËSHTË SHUMË MË I MADH SE SA KANË PRANUAR AUTORITETET: STAFI I SPITALIT

Iran news in brief, March 4, 2020

LAJMET E IRANIT SHURTIMISHT, 4 Mars 2020

Irani: Numri i të vdekurve më koronavirus arrin 1200

Irani: Zëvendëskryetari i Regjimit pranon se numri i vdekjeve i koronavirusit është shumë i lartë

Amnestia Ndërkombëtare: Të paktën 23 fëmijë janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë protestave në Iran.