Friday, March 29, 2024

Gëzuar Eid Al-Fitr

E diel, 25 qershor 2017 

E diel 25 qershor 2017. Me rastin e Eid al Fitr dhe përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dërgoi një mesazh për muslimanët anembanë botës, veçanërisht për popullin e Iranit. Teksti i mëposhtëm është teksti i plotë.

Urime për Eid al Fitr dhe përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për muslimanët në mbarë botën, veçanërisht popullin e Iranit kudo që ndodhet.

Fitr feston aftësinë e qenieve njerëzore në kapërcimin e instinkteve të tyre natyrore, një aftësi që nga ana tjetër tregon se qeniet njerëzore janë në gjendje të kapërcejnë dhe të heqin çdo barrierë në rrugën e përparimit, evolucionit dhe realizimit të lirisë.

Duke dëshiruar fundin e epokës së errët të sundimit të mullahëve në Iran dhe rrjedhimisht fundin e gjakderdhjeve, masakrave dhe mosmarrëveshjeve në Lindjen e Mesme dhe në Botën e Islamit.

Fitrja e lirisë dhe e emancipimit të shfaqet sa më shpejt për popullin e Iranit dhe të gjithë muslimanët në mbarë botën.