- Sipas nesh, kutia e votimit është kriteri i vetëm për legjitimitet. Prandaj, ne kërkojmë një republikë të bazuar në votim universal.
- Ne duam një sistem pluralist, liri për parti dhe mbledhje. Ne i respektojmë të gjitha liritë individuale. Ne theksojmë lirinë e plotë të shprehjes dhe të medias si dhe akses të pakushtëzuar në internet për të gjithë.
- Ne e mbështesim dhe jemi të përkushtuar ndaj heqjes së dënimit me vdekje.
- Ne jemi të përkushtuar ndaj ndarjes së Kishës nga Shteti. Do të ndalohet çdo formë diskriminimi kundër ndjekësve të çfarëdo feje apo ndajreje fetare.
- Ne besojmë në barazi të plotë gjinore në arenat politike, shoqërore dhe ekonomike. Jemi gjithashtu të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes së barabartë të grave në lidershipin politik. Do të ndalohet çdo formë diskriminimi kundër grave. Ato do të gëzojnë të drejtën ta zgjedhin lirisht veshjen e tyre. Ato janë të lira në martesë, divorc, arsimim dhe punësim.
- Ne besojmë në rregullin e ligjit dhe drejtësisë. Duam të vendosim një sistem ligjor modern të bazuar në parimet e prezumimit të pafajsisë, të drejtës për mbrojtje, mbrojtjes së efektshme juridike dhe të drejtës për t’u gjykuar në një gjyq publik. Kërkojmë gjithashtu pavarësinë totale të gjyqtarëve. Ligji Sharia i mullahëve do të hiqet.
- Ne jemi të përkushtuar ndaj Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe pakteve dhe konventave ndërkombëtare, duke përfshirë Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën kundër Torturës, si dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave. Jemi të përkushtuar ndaj barazisë së të gjitha kombësive. Theksojmë planin për autonominë e Kurdistanit Iranian, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Gjuha dhe kultura e bashkatdhetarëve tanë të çfarëdo kombësie, bëjnë pjesë në burimet njerëzore të kombit tonë dhe duhet të përhapen e të nxirren në pah në Iranin e së nesërmes.
- Ne njohim pronën private, investimin privat dhe ekonominë e tregut. Të gjithë iranianët duhet të kenë mundësi të barabarta në punësim dhe në ndërmarrje biznesi. Ne do ta mbrojmë dhe rigjallërojmë mjedisin.
- Politika jonë e jashtme do të bazohet në bashkëjetesën paqësore, paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal, si dhe në respektin për Kartën e Kombeve të Bashkuara.
- Duam një Iran jo-bërthamor, pa armë të shkatërrimit masiv.