Friday, March 29, 2024

Mbështetësit e një Irani të Lirë do të Marshojnë në Berlin të Shtunën

Shkruar nga Sedighe Shahrokhi 

Mijëra Iranianë do të marshojnë në Berlin të shtunën në mbështetje të rrëzimit të diktaturës fetare që sundon Iranin. Mbështetësit e Rezistencës Iraniane do ta nxisin Bashkimin Europian që të vërë sanksione mbi regjimin e mullahëve dhe të mbështesë aspiratat demokratike të popullit iranian.

Mbështetësit e opozitës kryesore demokratike Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI ose Mujahedin-e Khalq, MEK) do të zhvillojnë një tubim në Portën Brandenburg të kryeqytetit gjerman duke shënuar kështu të tretin e një serie marshimesh të mëdha ‘Liri për Iranin’ që po zhvillohen në Europë e në Shtetet e Bashkuara.

Ata do të thonë se çdo qeveri që hyn në partneritet me regjimin për t’i anashkaluar sanksionet është bashkëfajtore në ruajtjen e një diktature çnjerëzore. Vënia e sanksioneve mbi regjimin e mullahëve është ndihmë për popullin e Iranit në betejën e tij kundër kësaj diktature.

Komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht BE, duhet ta kuptojë që rezistenca është e drejta e popullit iranian për të themeluar sovranitetin e popullit të Iranit, do të thonë demonstruesit.

Në tubimin e së shtunës është planifikuar që do të flasin personalitete e ligjvënës të shquar gjermanë.

Ky marshim do të zhvillohet përkundrejt një sfondi tensionesh ndërkombëtare lidhur me shkeljet nga regjimi iranian të paktit bërthamor të 2015-ës dhe me rrebeshin e sulmeve terroriste të regjimit në rajon kohët e fundit.

Dy marshime të tjera janë zhvilluar në Bruksel e Uashington nga mbështetësit e MEK në solidaritet me protestat anti-regjim që kanë tundur Iranin që nga dhjetori i 2017-ës.