Saturday, July 27, 2024

Lideri i regjimit Iran dhe Garda Revolucionare të demaskuar për ndërtimin e një perandorie terrori

E Premte, 10 Mars 2017

 

Lideri i Iranit, ushtaria shpenzojnë miliarda për terrorin dhe armët, raportuan disidentët iranianë.

Irani ka shpenzuar deri në 100 miliardë $ në pesë vitet e fundit për financimin e operacioneve në Siri që ishin të rëndësishme në mbajtjen e presidentin Bashar Assad në pushtet, sipas një libri mbi pronat dhe pasuritë e mëdha të teokracisë  islamike të vijës së ashpër. Shkroi Rowan Scarborough në The Washington Times të mërkurën, 8 mars 2017.

Libri elektronik “Irani: Ngritja e Perandorisë Financiare të Gardës Revolucionare” vlerëson se Republika Islamike ka paguar rreth 100 milionë $ në vit për rrogat e një tufe mercenarësh të dërguar në Siri nën drejtimin e forcës famëkeqe Quds.

Irani ndërhyn në Siri ndërkohë që regjimi i dominuar nga shiitët drejton grumbullim më të madh të armëve në historinë e tij, duke u fokusuar në raketa të reja dhe mënyrat e disponimit të forcave në konflikte rajonale, të tilla si lufta civile në Siri.