E shtunë, 08 Prill 2017
NCRI – Tirana, Shqipëri – Duke përkujtuar përvjetorin e gjashtë martirëve të betejës epike në Ashraf më 8 prill 2011, zonja Maryam Rajavi, Presidente e Zgjedhur e Rezistencës Iranian mori pjesë në ceremoninë e bërë dhe tha:
Ne jemi mbledhur sot për të nderuar gjashtë vjetorin e betejës epike të PMOI në Ashraf më 8 prill, 2011. një rezistencë mahnitëse dhe një betejë e lavdishme.
Një konfrontim i pabarabartë në mes banorëve të Ashrafit që ishin me duar bosh, por krenar nga njëra anë, dhe forcave të armatosura të qeverisë kukull të regjimit klerikal në Irak të cilët ishin të armatosur deri në dhëmbë.
Përmbysja e tiranisë fetare të mullahëve dhe vendosja e lirisë e demokracisë janë brenda mundësive, dhe do të realizohet me përpjekjet e palodhshëm të popullit Iranian, të rinjëve duke vendosur 1000 bastione të rebelimit dhe 1000 Ashraf.