Saturday, July 27, 2024

Iran: Ekzekutimi i te burgosurit pas nje ataku ne zemer

E marte, 11 Prill 2017

Në një krim të tmerrshëm më 5 prill, 2017, një i burgosur i sëmurë rëndë u var në burg Esfahan. Houshang Servati u ekzekutua ndërkohë që dy ditë më parë, pas transferimit të tij në qeli, kishte pësuar një atak në zemër. Ai kishte pesë fëmijë.

Xhelatët e regjimit e mbajten te persekutuar dhe i torturuan të burgosurit në momentet e fundit, dhe I transferuan në izolim për te zbatuar dënimin me vdekje, i shoqëruan me rrahje dhe fyerje.

Më 4 prill, një tjetër i burgosur i sëmurë u ekzekutua pas katër vjet paraburgim në burgun Tabriz. Para arrestimit të tij, ai ishte i përjashtuar nga shërbimi ushtarak për shkak të sëmundjes mendore.