Friday, March 29, 2024

Maryam Rajavi: Protestuesit nuk do të Pushojnë derisa Populli dhe Kombi Iranian të Jetë i Lirë

Kryengritja po përhapet, qytetet e rebeluara u bashkohen radhëve dhe thirrja për liri bëhet më e fortë

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përgëzuar kryengritjen e sotme të njerëzve nga Teherani, Isfahan, Shiraz, Mashhad, Ahvaz, Karaj, Arak, Shahin-Shahr, Najafabad dhe qytete të tjera.

“Duke iu kundërvënë Gardës kriminale Revolucionare, Bassij-ve, dhe agjentëve me veshje civile përsëri sot, gratë dhe të rinjtë e ngritur përfaqësojnë një brez sfidues i cili nuk do të pushojë derisa populli dhe kombi iranian të jetë i lirë. Ata shfaqin zemërimin dhe urrejtjen e popullit iranian ndaj diktaturës fetare që sundon Iranin,” tha Znj. Rajavi.

Njerëz nga qytete të ndryshme dolën në rrugë sot, të enjten, më 2 gusht, 2018, duke thirrur, “vdekje diktatorit,” “topat, tanket dhe mitralozët nuk janë më të efektshme, mullahët duhet të vriten,” dhe “ky është muaji i gjakut, Khamenei do të rrëzohet.”

Qytetet e rebeluara po i bashkohen radhëve njëri pas tjetrit. Thirrja e njerëzve që duan lirinë po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe kryengritja po përhapet shumë shpejt.

Forcat shtypëse përdorën gaz lotsjellës, gjuajtje me pushkë, dhe fishekë bosh në një përpjekje për ta shuar kryengritjen. Pavarësisht nga plagosja dhe arrestimi i disa protestuesve, të rinjtë e rebeluar treguan unitet dhe vendosmëri në ballafaqimin me forcat e sigurisë. Nuk ka forcë më të fuqishme se rinia e unifikuar dhe e bashkuar.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 Gusht, 2018