Iran: Protestat Përhapen në Teheran, Ahvaz, Arak, Karaj dhe Qytete të Tjera

505

 Demonstrata dhe përplasje me forcat e IRGC ne Teheran me sloganet: “Vdekje Khamenei-t, Vdekje diktatorit”

Të enjten, më 2 gusht, në ditën e dytë të kryengritjes, protestat u përhapën në qytete të ndryshme të Iranit. Demonstrata e njerëzve të zemëruar që kishte filluar të enjten në mëngjes në Isfahan, Shiraz, Mashhad, Shahin Shahr, Najaf Abad, u përhap në Ahvaz, Arak, Karaj, Teheran dhe në shumë qytete të tjera disa orë më vonë.

Të rinjtë e guximshëm të Ahvaz bënë demonstratë në kryqëzimin Naderi duke thirrur: “Armiku ynë është këtu; gënjejnë kur thonë se është Amerika”; “Kombi është i varfër, ndërkohë që mullahët jetojnë si zot.”

Në Teheran, njerëzit bënë demonstratë në Sheshin Vali-e Asr duke thirrur: “Vdekje Khamenei-t; Vdekje diktatorit; Gjyle, tank, zjarr, mullahët duhet të vriten.” Ata u përplasën me forcat e IRGC të cilat i sulmuan. Njerëzit gjithashtu u vunë zjarrin kazanëve të plehrave gjatë rrugës nga Vali-e Asr drejt Sheshit Hossein në mënyrë që t’ua bllokonin rrugën mercenarëve.

Në Arak, njerëzit thërrisnin: Kombi është i varfër, ndërkohë që mullahët jetojnë si zot. Çmimet e larta dhe inflacioni janë gjëma e popullit.

Në Najaf Abad, gratë e guximshme thërrisnin: Ata ushqyen Sirinë, por i bënë të rinjtë tanë të moshuar. Të rinjtë trima thërrisnin kundër forcave shtypëse: Horra.

Në Shiraz, në Rrugën Daryoush, të rinjtë e guximshëm thërrisnin me slogane: Vdekje Khamenei-t; ky është muaji i gjakut, mullahët do të rrëzohen; Shtypja nuk funksionon; Top, tank, zjarr, mullahët duhet të zhduken; Pse rrini o njerëz? Irani është si Palestina. Të rinjtë u përplasën me mercenarët të cilët u kishin hedhur gaz lotsjellës.

Regjimi i mullahëve kishte përdorur hile të ndryshme për t’i parandaluar protestat dhe përhapjen e tyre në qytete të tjera. Të frikësuar nga shpërthimi i zemërimit të njerëzve, zyrtarët e inteligjencës së mullahëve u përpoqën dëshpërimisht t’i shkurajonin njerëzit nga pjesëmarrja në demonstrata duke u dërguar SMS në celularët e tyre natën e mbrëmshme.

Një deklaratë nga grupi i Khamenei-t në Qom, i ashtu-quajturi “Këshilli Koordinues i Principalëve të Provincës Qom”, i paralajmëroi njerëzit të mos merrnin pjesë në demonstrata pasi Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) e përdor çështjen e çmimeve të larta dhe trazirave ekonomike dhe i drejton demonstratat kundër regjimit.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur njerëzit e ngritur në protestë dhe ka thënë: “Duke iu kundërvënë Gardës kriminale Revolucionare, Bassij-ve, dhe agjentëve me veshje civile përsëri sot, gratë dhe të rinjtë e ngritur përfaqësojnë një brez sfidues i cili nuk do të pushojë derisa populli dhe kombi iranian të jetë i lirë. Ata shfaqin zemërimin dhe urrejtjen e popullit iranian ndaj diktaturës fetare që sundon Iranin.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 Gusht, 2018