Kryengritja në Isfahan, Shiraz, Mashhad, Shahin Shahr dhe Najaf Abad

311

Që sot në mëngjes, të enjten, 2 gusht, protestuesit e zemëruar në qytete të ndryshmë të vendit, duke përfshirë Isfahan, Mashhad, Shiraz, Najaf Abad dhe Shahin Shahr, demonstruan kundër tiranisë së regjimit të mullahëve, duke thirrur me slogane si: Vdekje diktatorit.

Kjo ndodhi në një kohë kur forcat represive ishin në vigjilencë të plotë që nga ora e parë e mëngjesit për të parandaluar formimin e këtyre protestave, por dështuan. Lidhjet e internetit janë ngadalësuar në shumë pjesë të vendit.

Demonstrata filloi në Shapur Jadid në Isfahan me sloganin: Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë. Njerëzit dogjën goma makinash për të neutralizuar gazin lotsjellës dhe për të parandaluar sulmet e forcave represive. Trupat anti-rebelim dhe mercenarët kriminelë me veshje civile sulmuan protestuesit; megjithatë, njerëzit u përplasën me ta dhe i ndëshkuan me shkopinj, gurë, edhe me duart e tyre madje. Një numër protestuesish u arrestuan.
Në Shahin Shahr (provinca Isfahan), njerëzit protestuan, duke thirrur: Iranianë, na mbështesni!.

Një numër i madh njerëzish në Shiraz i filluan protestat e tyre nga kryqëzimi Zand duke thirrur: Vdekje diktatorit; Top, tank, zjarr, mullahët duhet të vriten; Rouhani, turp të kesh, lëre vendin rehat. Të rinjtë e guximshëm po luftojnë me forcat represive, dhe duke djegur goma makinash, ata i kanë bllokuar forcat e IRGC dhe mercenarët e gardës anti-rebelim.

Mijëra njerëz në Mashhad marshuan nga Sheshi Shohada në Sheshin Tohid duke thirrur sloganet: “Vdekje diktatorit; poshtë çmimet e larta; Turp të keni ju që jetoni në pallate, lëreni vendin rehat. Forcat represive filluan të qëllonin në ajër dhe të gjuanin me pushkë boshe. Garda anti-rebelim sulmoi njerëzit dhe arrestoi disa prej tyre, por njerëzit vazhduan përballjen dhe protestat e tyre. Ata thërrisnin gjithashtu: Çmime të larta, mjerim, poshtë Rouhani.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 Gusht, 2018