Saturday, July 27, 2024

Iran: 18 ekzekutime, përfshirë 2 gra dhe një ekzekutim në publik, dhe arrestime masive

E martë, 07 Mars 2017

Regjimi iranian vari 18 të burgosur gjatë tre ditëve të fundit në qytete të ndryshme. Më 6 mars, u varën, dy të burgosur të rinj në burgun e Sarit, dy të burgosur të tjerë, duke përfshirë edhe një burrë 70 vjeçar në Burgun Qendror të Orumiyehit dhe dy të tjerë në burgun e Garmsarit.

Një ditë më parë, një i burgosur u var në publik në Buin Zahra (Provinca Qazvin) dhe tre në burgun Ghezel Hessar në Karaj. Më 4 mars, tetë të burgosur u varën në burgjet  Rasht, Orumiyeh, Shahroud dhe Hamedan. Dy nga katër të burgosurit e ekzekutuar në Rasht ishin gra.

Në të njëjtën kohë arrestimet arbitrare nën pretekste të rreme janë shtuar në të gjithë vendin. Një festë grash u sulmua dhe organizatoret e saj u arrestuan, 34 të rinj e të reja u arrestuan në Ahwaz, 14 persona u arrestuan në Sepidan (Provincen Fars), dhe 13 persona u arrestuan në Bandar Anzali (Irani verior), mes arrestimeve të bëra në ditët e fundit.