Martesa e detyruar është një nga arsyet kryesore të shtimit të vetëvrasjeve mes grave të reja në Iran, sipas disa raporteve që kanë dalë muajin e fundit.
Raportet thonë se gratë e reja që detyrohen të martohen shohin një mungesë të madhe mbështetjeje ligjore dhe, si rezultat, e ndiejnë se e vetmja rrugëzgjidhje është vdekja. Këtu do të diskutojmë disa prej këtyre historive tragjike.
Më 15 qershor, Kimia Sheikhani, 19 vjeç, vari veten pasi ishte kthyer në shtëpinë e të atit si rezultat i një zënieje me të shoqin. Ky rast është shumë i ngjashëm me atë të Golpari Amiri, e cila vari veten më 31 maj. Vendi i vdekjes së saj nuk është specifikuar në raport.
Gjithashtu më 31 maj, në fshatin Pasveh në Piranshahr, Sara Esmaili, 17 vjeç, vrau veten që të shpëtonte nga martesa e detyruar me një të afërm.
Janë raportuar dy raste vetëvrasjesh nga gra të reja në Oshnavieh më 15 qershor; një grua e paidentifikuar në fshatin Fajrabad dhe një 20-vjeçare e martuar që nuk i është dhënë emri në fshatin Gorgavi. Për asnjërin rast nuk është shpallur mënyra e vetëvrasjes.
Hapet e orizit
Më 5 qershor, 19-vjeçarja Souma Khedri, e cila banonte në fshatin Kiyouleh në Baneh të Iranit perëndimor, vrau veten duke gëlltitur hape orizi për shkak se familja e saj po e detyronte të martohej me një të afrërm kundër vullnetit të saj. Familja e Khedri-t refuzoi ta dorëzonte trupin e saj tek mjeku ligjor. Besohet se kjo është bërë në mënyrë që vdekja e saj të mos shpallej si vetëvrasje.
Hapet e orizit janë një metodë vetëvrasjeje që përdoret shpesh në Iran. Gjatë javëve të fundit, të paktën katër gra të reja kanë vdekur nga gëlltitja e tyre, duke përfshirë:
Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi ka përpiluar një ploan me 10 pika për të drejtat e grave në Iran pasi të rrëzohet regjimi klerikal. Këto pika përfshijnë:
- Liritë dhe të drejtat themelore
- Barazi para ligjit
- Liria e gjithkujt për të zgjedhur veshjen e vet
- Pjesëmarrje e barabartë në udhëheqjen politike
- Barazi në sferën ekonomike
- Barazi në familje
- Ndalimi i dhunës
- Ndalimi i shfrytëzimit seksual
- Anullimi i ligjeve Sharia të mullahëve
- Përfitimet sociale