Ligjvënësit evropianë i bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara për të hetuar masakrën e vitit 1988 në Iran dhe për të ndjekur penalisht autorët e krimit

329

E enjte, 14 shtator 2017 13:21

Ata i bëjnë thirrje qeverive evropiane dhe BE-së, të kushtëzojnë marrëdhëniet me Republikën Islame të Iranit, deri në pezullimin e ekzekutimeve dhe një progres të qartë mbi të drejtat e njeriut

Të mërkurën, më 13 shtator 2017, miqtë për Iranin e lirë në Parlamentin Evropian (FOFI), mbajtën një konferencë në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg me pjesëmarrjen e dhjetra eurodeputetëve.

Ata i bënë thirrje Këshillit të Bashkimit Europian, vendeve anëtare dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Federica Mogherini, që t’i japë fund heshtjes dhe mosveprimit në lidhje me shkeljen brutale të të drejtave të njeriut në Iran. Në veçanti, ata kërkuan një hetim të pavarur nga Kombet e Bashkuara për masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988 dhe përgatitjen e gjykimit për përgjegjësit për këtë krim.

Takimi u moderua nga Eurodeputeti Gérard Deprez (ALDE Group), kryetar i FOFI, i cili ka mbështetjen e rreth 300 deputetëve nga grupe dhe shtete të ndryshme politike. Në këtë takim, Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të koalicionit politik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ishte folës i ftuar dhe disa anëtarë të Parlamentit Europian morën pjesë në diskutime.