Saturday, July 27, 2024

Politika agresive e Trump ndaj regjimit të Iranit

E enjte, 14 shtator 2017 01:04
Nga stafi i NCRI-së
NCRI – Zyrtarët e mëparshëm dhe të tanishëm të SHBA pretendojnë se Presidenti Trump pritet
të marrë një vendim, nëse do të miratojë një politikë më agresive ndaj Iranit.

Presidentit iu bë një propozim i hartuar nga disa zyrtarë të lartë të tij duke përfshirë sekretarin e
shtetit Rex Tillerson, sekretarin e mbrojtjes Jim Mattis dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare H.R.
McMaster.
Ai mori propozimin në fund të javës së kaluar dhe ndoshta para fundit të muajit do të merret një
vendim i cili do të bëhet i ditur.
Shumë besojnë, se Presidenti Trump do të përcaktojë qëllime dhe objektiva të gjera strategjike
për politikën e SHBA, por zbatimi ndoshta do t'i lihet komandantëve ushtarakë amerikanë,
diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë. Nëse kjo do të mund të bëhet me koordinimin e
aleatëve, aq më mirë.
Plani është që të ushtrojnë më shumë presion ndaj Iranit, për të frenuar mbështetjen e tij për
militantët dhe për të kontrolluar programin e raketave balistike. Një nga zyrtarët e përshkroi atë
si "një strategji të gjerë për gamën e veprimtarive të rrezikshme iraniane: materialet financiare,
mbështetjen për terrorin, destabilizimin në rajon, veçanërisht Sirinë, Irakun dhe Jemenin".