Saturday, July 27, 2024

Gjenevë – Konferenca e Kombeve të Bashkuara shqyrton masakrën e të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988.

E enjte, 14 shtator 2017 

Nga stafi i NCRI-së

NCRI – Të enjten më 14 shtator 2017 u mbajt në Kombet e Bashkuara në Gjenevë një konferencë mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran dhe lëvizjen për drejtësi për viktimat e masakrës së vitit 1988.

Si folës në konferencë u përfshinë:  Alejo Vidal-Quadras, ish nënkryetari i Parlamentit Europian dhe Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar për Kërkimin e Drejtësisë (ISJ), Tahar Boumedra, ish shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së në Bagdad, Alfred de Zayas, ekspert i pavarur i Kombeve për Promovimin e një rendi ndërkombëtar demokratik dhe të barabartë, Rama Yade, politikan francez, Kirsty Brimelow QC, avokat i të drejtave të njeriut dhe Laurence Fehlmann Rielle, anëtare e Partisë Socialiste në Zvicër.