E enjte, 09 Mars 2017
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të mërkurën në 8 mars 2017 në Parlamentin belg u mbajt një takim i kryesuar nga deputetja belge, Els Van Hoof, për të diskutuar mbi gjendjen e vështirë të grave iraniane nën sundimin teokratik të mullahëve. Ishte ftuar edhe një delegacion i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i kryesuar nga Kryetarja e Komitetit të Grave, Sarvi Chitsaz. Në takim folën mjaft parlamentarë duke përfshirë edhe disa anëtarë të Parlamentit Europian.
Els Van Hoof, anëtare e parlamentit belg dhe kryetare e seksionit të grave të CD & V tha: Nën të ashtuquajturin të moderuar Presidentin Rouhani, janë ekzekutuar rreth 3000 njerëz gjë që e vendos Iranin në krye të listës për ekzekutime për frymë në botë. Situata e të drejtave të njeriut në Iran nën Rouhanin nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar pas gati 40 vjetësh ekzekutimesh. Ideja e Perëndimit se ai mund të sillte ndonjë ndryshim doli se nuk është gjë tjetër veçse iluzion. Në të vërtetë, edhe pas marrëveshjes bërthamore, asgjë nuk ka ndryshuar.