E hënë, 21 nëntor 2016
NCRI – Sipas gazetës Shargh më 17 nëntor, mosha e vajzave prostituta është ulur në 16, ndërsa mosha e vajzave që ikin nga shtëpia është ulur në nëntë.
Duke folur në Universitetin e Shkencave Sociale në Teheran, Drejtori i Shoqatës Psikiatrike iraniane të Departamentit të Çështjeve dhe Dëmeve Sociale, Dr. Bokharaee deklaroi se “faktorë të tillë si varfëria, adiksioni i gruas apo i burrit, martesa e detyruar dhe kërkimi i zbavitjes nga ana e meshkujve dhe në disa rastet oferta e tepërt e prostitucionit së bashku me mundësitë e vogla për martesë mund të konsiderohen si shkaqe të prostitucionit “, sipas gazetës Shargh.
Bokharaee tha se “sipas Organizatës së Mirëqenies, mosha e vajzave prostituta është ulur në 16, ndërsa mosha e vajzave që ikin nga shtëpia ka rënë në nëntë. Dhe gjithashtu duhet të theksohet se ikja nga shtëpia mund të çojë në prostitucion “.
Ai shtoi: “sipas shifrave zyrtare, ka mijëra prostituta në Iran, nga të cilat dymbëdhjetë për qind janë gra të martuara. Sidoqoftë duhet të vëmë në dukje se duke qenë se prostitucioni në vend konsiderohet vepër penale, këto janë vetëm pjesë të shifrave që kemi akses “.
Gazeta Shargh pastaj citon dikë me emrin Dr. Madani, që duke folur mbi të njëjtën çështje, ka thënë: “çfarë është e rëndësishme në këtë drejtim është se problemet sociale në vend, qoftë prostitucioni apo adiksioni, kanë rrënjë strukturore, dhe prandaj është e vështirë që të trajtohen ose që të gjendet një zgjidhje për një çështje si varësia, ose në mënyrë të ngjashme në rastin e prostitucionit. Nuk mund të arrihen zgjidhje të përshtatshme kur politika të gabuara makro-socio-ekonomike na kanë çuar në një pikë që do të ishte shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje. “