E shtunë, 19 nëntor 2016
Londër – Komuniteti anglo-iranian, mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe aktivistë të të drejtave të njeriut protestuar kundër rritjes së numrit të ekzekutimeve dhe varjeve publike në Iran në një tubim të madh në Sheshin Trafalgar të shtunën, më 19 nëntor.
Shoqatat Anglo-iraniane nga e gjithë Britania e Madhe po ashtu theksuan krimet e të kaluarës dhe në aktualitet të kryera nga regjimi iranian me shfaqje dhe teatër në rrugë, duke përfshirë masakrën e të burgosurve politikë në Iran gjatë verës së vitit 1988, kur rreth 30.000 të burgosur politikë, aktivistë të Organizatës Popullore Mojahedin itë Iranit (MEK), u ekzekutuan dhe u varrosën fshehurazi në varreza masive pas një fetva të dekretuar nga Ajatollah Khomeini themeluesi i Republikës Islamike. Zyrtarët përgjegjës për masakrën aktualisht mbajnë disa nga postet më të larta në regjim.
Të mërguarit iranianë theksuan se këto ekzekutime dhe arrestime masive tregojnë se regjimi iranian nuk ka mbështetje popullore brenda vendit dhe ka zgjedhur të bëjë luftë kundër popullit iranian dhe aspiratave të tyre demokratike për të qëndruar në pushtet.
Protestuesit i bënë thirrje qeverisë britanike për të bërë ndonjë përmirësim të marrëdhënieve me Teheranit duke i kushtëzuar me përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe të ndërmarrë hapa konkretë në nivel ndërkombëtar për t’i kërkuar llogari regjimit për historikun e tij të tmerrshme të të drejtave të njeriut.
Ata i kërkuan qeverisë britanike të dënojë masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë si një krim kundër njerëzimit dhe të nxisë një hetim të pavarur të OKB-së për masakrën.
Kërkesat e tyre janë paraqitur në një letër, e cila është dorëzuar pas tubimit në Zyrën e Kryeministrit, në Downing Street 10.
Deputetë, aktivistë dhe avokatë të shquar të të drejtave të njeriut folën në tubim dhe mbështetën kërkesat e protestuesve për ndjekje penale të autorëve të masakrës së 1988 në një gjykatë ndërkombëtare dhe për ndalimin e ekzekutimeve publike në Iran.
Folësit theksuan se përmirësimi i gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran kërkon që komuniteti ndërkombëtare, dhe në veçanti Mbretëria e Bashkuar dhe BE, t’i japë fund mosndëshkimit të dhunuesve të të drejtave të njeriut në vend. Ata gjithashtu bënë thirrje për mbështetjen e platformës demokratike me 10 pikë për një Iran të ardhshëm të paraqitur nga ana e presidentes së zgjedhur të NCRI, znj Maryam Rajavi, që ndalon përdorimin e dënimit me vdekje, ekzekutimet publike, torturat dhe dënimet e tjera degraduese.
“Thirrjet tuaja sot për qeverinë që të veprojë për të ndaluar mizoritë e vazhdueshme në Iran dhe të sjellë para drejtësisë autorët e kryerjes së masakrës së vitit 1988 kanë mbështetje të fortë në mesin e shumë anëtarëve të dy dhomave të parlamentit nga të gjitha palët”, tha në fjalën e tij, deputeti David Amess, bashkë-kryetar i Komisionit Parlamentar britanik për Lirinë e Iranit.
“Kjo mbështetje është e dukshme në dy iniciativa, një deklaratë mbi Iranin dhe një Mocion, të mbështetura nga rreth 200 deputetë dhe lordë që pajtohen me kërkesat tuaja sot, të cilat i kam prezantuar në një konferencë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të kësaj jave …” , shtoi ai.
Presidentja e zgjedhur e NCRI, zonja Myryam Rajavi, në mesazhin e saj në tubim, i cili u lexua nga Z. Andrew Mackinley, ish-anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, tha: “tubimi juaj zhvillohet në një kohë kur në Teheran dhe qytete të tjera në të gjithë vendin është përshkallëzuar një valë protestash nga bashkatdhetarët tanë.. Për të frenuar protestat, [mullahët në pushtet] i kanë rritur ekzekutimet. “
“Por, ku qëndrojnë qeveritë perëndimore dhe, në mënyrë të veçantë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në këtë konfrontim? … Pas marrëveshjes bërthamore, ndërkohë që abuzimet e mullahëve ndaj të drejtave të njeriut në Iran dhe gjenocidi i tyre në rajon është intensifikuar, qeveritë dhe kompanitë perëndimore nuk duhet të zgjerojnë Marrëdhëniet e tyre tregtare me regjimin iranian. … Të bësh biznes me regjimin klerikal në Iran, i lë rrugë të hapur mullahëve për shtypjen e popullit të Iranit, dhe për eksportimin e luftës dhe të masakrës në Irak, Siri dhe Jemen “, shtoi ajo duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti qeverive perëndimore për të “… njohur edhe Rezistencën e popullit iranian për liri dhe demokraci”.
Alastair Logan, zëvendës Kryetari i Grupit të të Drejtave të Njeriut të Avokatëve Ndërkombëtar dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Shoqërisë së Ligjit të Anglisë dhe Uellsit, tha: “masakra e 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988 ishte një politikë e paramenduar dhe e koordinuar e autorizuar nga nivelet më të larta dhe e sanksionuar personalisht nga kreu i shtetit. “
Hossein Abedini, nga Komisioni për Punët e Jashtme të NCRI, duke iu referuar rezolutës së Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar, tha: “Udhëheqësit e regjimit iranian, zyrtarë të nivelit të lartë dhe zyrtarë në detyrë të gjyqësorit janë organizatorët kryesorë dhe autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht në rastin e masakrës së vitit 1988, Kombet e Bashkuara duhet të krijojnë një komision të pavarur hetimor për të hetuar këto shkelje dhe për të çuar autorët para drejtësisë”.
Malcolm Fowler, ish-anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Shoqërisë së Ligjit të Anglisë dhe Uellsit, tha: “Rasti i masakrës së Srebrenicës tregon se është e mundur ndjekja penale e atyre që kryejnë masakra kundër njerëzve të pafajshëm, nëse ka vullnet politik dhe është koha që qeveria jonë të bëjë pikërisht këtë për shkak se ajo e di se ekzekutimet u kryen në Iran mes korrikut 1988 dhe janarit 1989… “
Folës të tjerë në tubim ishin shumë e nderuara deputetja Tereza Villiers, ish-sekretari i shtetit për Irlandën e Veriut; dhe anëtarë të shoqatave Anglo-iraniane.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Zyra në Mbretërinë e Bashkuar
19 nëntor 2016