Saturday, July 27, 2024

Kushte jashtëzakonisht të këqija për hamenjtë që janë venë në  shenjestër nga agjentët e regjimit të Iranit.

NCRI – Hamenjte në Iran po përballen me rreziqe shumë të larta për një pagë shumë të ulët. Kontrabanda është një biznes i rrezikshëm ashtu siç është, por ajo e kontrabandës në  tregëti në Iran është në rrezik veçanërisht të lartë dhe ka pasur tashmë qindra vdekje.

Këto “mushka njerëzore” mbartin në kurriz ngarkesa të jashtëzakonshme të mallrave në anën tjetër të kufirit në perëndim të vendit.

Sipas ILNA, një agjenci gjysmë zyrtare e lajmeve iraniane, një djalë 17 vjeçar është një nga viktimat më të fundit. Emri i tij është Vahid Dolatkhah dhe ai vdiq në fund të gushtit si rezultat i një aksidenti ” jo  i natyrshëm”. Megjithatë burimet në vend thonë, se ai u qëllua në kraharor nga rojet kufitare iraniane.

Për fat të keq ky nuk është hamalli i parë që ka vdekur në rrethana të tilla. Dihet se rojet e kufirit dhe agjentët e sigurisë janë një kërcënim i madh për hamenjtë.

Hamenjtë në Iran janë njerëz shumë të varfër, që nuk shohin ndonjë rrugëdalje tjetër për të dalë nga varfëria e skajshme me të cilën ballafaqohen. Pavarësisht pagës shumë të ulët, ata bëhen hamenj vetëm për të qenë në gjendje të mbijetojnë dhe të kujdesen për familjet e tyre.