NCRI – Ndërkohë që Donald Trump thuhet se ishte i prirur të deçertifikojë përputhjen e Iranit me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që kur ai mori detyrën (dhe madje edhe më parë), këshilltarët e tij gjithmonë kanë ndërhyrë për ta ndaluar atë në të dyja afatet e mëparshme të çertifikimit.
Megjithatë, për afatin e fundit të 15 tetorit, gjithçka duket se ka ndryshuar dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare tani thuhet se e këshillon atë të deçertifikojë Iranin.
Më 3 tetor Sekretari i Mbrojtjes i SH.B.A.-së Jim Mattis tha, se marrëveshja bërthamore është vetëm në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara, nëse Irani është duke iu përmbajtur marrëveshjes.
Si pjesë e një kompromisi, ekipi i Trump-it ka rënë dakord ta cilësojë Iranin si mosrespektues të marrëveshjes, pa i kërkuar Kongresit të ri-imponojë sanksione.