Mijëra njerëz në Karaj, sidomos të rinj e të reja, bënë demonstratë në sheshin e parë të Gohardasht të premten në mbrëmje, më 3 gusht, me sloganet:
vdekje diktatorit; vdekje Khamenei-t; lideri ynë është turpi ynë; iranianë me dinjitet, mbështetje, mbështetje; Iraniani vdes por nuk pranon poshtërimin; ç’u bë me paratë tona? Shpenzohen për Bassij (militantë të IRGC); tank, top, zjarr, mullahu duhet të zhduket; do të luftojmë, do të vdesim, do ta rimarrim Iranin! Këto protesta vazhduan deri pas mesnatës.
Qindra roja të Gardës Revolucionare, të gardës anti-rebelim dhe agejntë kriminelë me veshje civile sulmuan brutalisht protestuesit për t’i shtypur këto protesta dhe për të parandaluar përhapjen e tyre, dhe i qëlluan me plumba praktike të cilët plagosën njërin nga të rinjtë. Të rijntë e guximshëm u përballën me mercenarët duke u vënë zjarrin disave prej motoçikletave të tyre.
Demonstratat e njerëzve në Eshtehard çuan gjithashtu në një konflikt me Basij dhe me vrasësit me veshje civile dhe trupat anti-rebelim. Pasi ndëshkuan mercenarët, të rinjtë ia dolën pas dy orësh të hynin në seminarin e injorancës dhe krimeve të qytetit dhe shkatërruan gjërat që ishin brenda.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
3 Gusht, 2018