Amnesty International Dënon Dhunën e Vazhduar të Regjimit Iranian Kundër Protestuesve

805

Amnesty International dënon dhunën e vazhduar të regjimit iranian

Amnesty International ka dënuar vrasjet arbitrare të protestuesve anti-qeveri nga regjimi i Iranit, duke vënë në dukje se disa raporte tregojnë se numri i protestuesve të vrarë gjatë pak ditëve të fundit shkon deri në 200. 

Në një raport në uebsitin e saj më 19 nëntor, Amnesty shkruan, “Videot e verifikuara, dëshmitë okulare nga njerëzit në terren dhe informacionet e mbledhura nga aktivistët e të drejtave njerëzore jashtë Iranit, zbulojnë një sistem tronditës vrasjesh të paligjshme nga forcat iraniane të sigurisë, të cilat kanë përdorur forcë të tepërt e letale për të shtypur protestat kryesisht paqësore në mbi 100 qytete të Iranit, protesta që u ndezën nga një rritje në çmimin e benzinës më 15 nëntor.”

“Të paktën 106 protestues në 21 qytete janë vrarë, sipas raporteve të besueshme që kanë mbërritur në Amnesty International. Organizata beson se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë, me disa raporte që thonë se janë vrarë deri në 200 njerëz. Mediat shtetërore kanë raportuar vetëm një pjesë të vdekjeve, si dhe vdekjet e të paktën katër anëtarëve të forcave të sigurisë” thotë raporti.