Friday, July 26, 2024

Kongresmeni Pittenger konfirmon se Kongresi i SHBA mbështet popullin iranian

E enjte, 06 korrik 2017 01:16

NCRI – Kongresmeni Robert Pittenger nga Karolina e Veriut hipi në skenë dhe tha se populli i Amerikës e do popullin liridashës të Iranit. Ai konfirmoi se Kongresi i Shteteve të Bashkuara mbështet popullin e Iranit dhe po kërkon që regjimi iranian të japë llogari për krimet e shumta dhe të vazhdueshme që po kryen …

Pittenger tha se tani është koha për ndryshimin e regjimit. Ai tha se kur Deklarata e Pavarësisë për një Amerikë të re u miratua 241 vjet më parë, paraardhësit e tyre “premtuan jetën e tyre, fatin e tyre, nderin e tyre të shenjtë” dhe si rezultat populli amerikan mori të drejtën e “jetës, lirisë dhe ndjekjes së lumturisë “. Kjo, pohoi ai, është ajo që dëshiron Kongresi i Shteteve të Bashkuara për çdo iranian.

Ai e përfundoi fjalimin e tij me fjalë inkurajimi për popullin e Iranit dhe Rezistencën që po punon kaq shumë për ta bërë Iranin një Iran të lirë. Ai tha: “Dua të më njihni si vëllain juaj, mikun juaj, jam i krishterë, jam ndjekës i Jezu Krishtit, unë ju respektoj. Dhe jemi bashkë me ju, punojmë për ju, lutemi për ju. Zoti ju bekoftë. Irani i lirë. “