Saturday, July 27, 2024

Bernard Kouchner: Maryam Rajavi do të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme në Iran

E enjte, 06 korrik 2017 01:11

NCRI – Bernard Kouchner, ish ministëri francez  i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, tha: “Dua të përgëzoj Maryam Rajavin … Ajo nuk është vetëm një shembull i mirë, por fillimi i një perspektive reale për të ndryshuar regjimin e për të sjellë demokracinë.

Një grua [muslimane] të jetë presidente e Iranit duhet të jetë fillimi i një ndryshimi të madh dhe të jashtëzakonshëm … Myslimanë që bëjnë thirrje për barazi gjinore, ndarje të fesë nga shteti, – kemi shembullin e asaj që tha Maryam Rajavi “.

Ai tha: “Populli i Iranit është shtypur për 38 vjet. Tridhjetë e tetë vjet. Të shtypur nga regjimi juaj teokratik, ekstremizmi islamik dhe fundamentalizmi … Regjimi i Ajatollahut është baza e ekstremizmit. Pra, populli i Iranit kanë shumë të drejtë dhe meriton të ketë një regjim më të mirë. Meriton të kenë liri dhe demokraci. Meriton të ketë zgjedhje të lira përmes të cilave mund të zgjedhë përfaqësuesit e tij të vërtetë dhe jo ata që janë zgjedhur nga udhëheqësi suprem “.

Kushner, i cili është edhe bashkë-themelues i Mjekëve pa Kufij (MSF), po ashtu u kushtoi respekt atyre që ndihmuan për të zhvendosur në mënyrë të sigurtë anëtarët e MEK-ut nga kampet Ashraf dhe Liberty të Irakut në Shqipëri në 2016, veçanërisht popullin dhe qeverinë shqiptare.