Jack Keane: SHBA do ta fusë IRGC në listën e zezë

311

E enjte, 06 korrik 2017 01:25

NCRI – Ish zëvendës shefi i shtabit të Ushtrisë amerikane tha se beson se SHBA së shpejti do ta emërtojë Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) si një organizatë terroriste si pjesë e fushatës së SHBA për t’u përballur me regjimin iranian.

Jack Keane, analist i mbrojtjes i cili aktualisht është kryetar i bordit të Institutit për Studimin e Luftës, tha të shtunën, në tubimin “Irani i Lirë”: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila tashmë e ka shpallur forcën Quds organizatë terroriste të huaj, do ta deklaroj IRGC organizatë terroriste. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do ta qetësojë ose akomodojë Iranin por do të përballet me Iranin “.