E hënë, 24 prill 2017
NCRI – Dhoma e Përfaqësuesve e Arizonës miratoi një rezolutë me anë të së cilës i kërkon qeverisë së SHBA të fusë në listën e grupeve terroriste Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit të Iranit.
Përfaqësuesit vunë në dukje në rezolutë se ata e konsideronin IRGC-në si burimin kryesor të terrorizmit ndërkombëtar dhe rendisnin shembuj të krimeve të kryera prej tyre kundër popullit iranian, si dhe aktet e tyre terroriste në të gjithë rajonin. Prandaj, theksonin nevojën për t’i dënuar këto krime dhe për ta renditur IRGC si një grup terrorist.
Në takimin e mbajtur në Kongresin e Arizonës, Kryetarja e Demokratëve në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Arizonës, Rebecca Rios prezantoi rezolutën dhe deklaroi se IRGC është duke eksportuar terrorizmin dhe duke destabilizuar Lindjen e Mesme për më shumë se 30 vjet. Pas kësaj, u lexua teksti i rezolutës.