Friday, March 29, 2024

11 manifestime protestash në Teheran dhe në qytete të tjera iraniane

E martë, 25 prill 2017

Punëtorët e digës “Gachsaran” mblidhen në manifestime proteste

NCRI – Të dielën, 23 prill, u organizuan manifestime të ndryshme proteste në qytete të ndryshme anembanë Iranit, ku protestohej për kushtet e këqija të jetesës dhe vjedhjet e sponsorizuara nga qeveria. Këtu janë 12 raste të tilla, që hedhin pak dritë mbi situatën e përgjithshme në Iran.

Teheran – Manifestime jashtë parlamentit

Një grup edukatoresh të çerdheve, të gjitha gra, u mblodhën në Teheran jashtë parlamentit të regjimit duke kërkuar punësimin zyrtar.

Studentët e inxhinierisë dhe të diplomuarit, të privuar nga çdo punë, po ashtu u mblodhën jashtë parlamentit të regjimit.