Iran: Ekzekutim masiv i tetë të burgosurve në burg; Një i burgosur tjetër i ekzekutuar në publik

429

E diel, 23 prill 2017

Më 22 prill, regjimi çnjerëzor i mullahëve vari një të ri 21 vjeçar në publik.

Gjithashtu, dërgoi kolektivisht në trekëmbësh tetë të burgosur në burgun Gohardasht të Karajit. Një nga të ekzekutuarit ishte Mohsen Babai, 29 vjeç dhe i diplomuar në kontabilitet.

Ishte i martuar dhe ishte i vlerësuar mes të burgosurve të tjerë për personalitetin dhe sjelljen e tij njerëzore. Një numër i atyre që u ekzekutuan ishin çuar më parë në qelitë e izolimit dhe ishin dërguan disa herë para trekëmbëshit. Një numër të burgosurish politikë kanë hyrë në grevë urie për të protestuar ndaj këtyre ekzekutimeve brutale.