Maryam Rajavi: Regjimi klerikal është njëqind herë më i rrezikshëm se Daeshi dhe përballja me të është shumë më e domosdoshme
“Ashtu siç ishte e nevojshme përballja me Daeshin, tani është shumë më e domosdoshme të luftojmë një rrezik qindra herë më të madh: diktaturën fetare në Iran, IRGC dhe milicitë mercenare të saj”.
Kjo u përsërit nga Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, në një fjalim në një konferencë në Paris që u fokusua në “Kushtet e rrezikshme në Iran, Regjimi i Mullahëve në Krizë”, të shtunën më 16 dhjetor , 2017.
Znj. Rajavi theksoi: “Komuniteti ndërkombëtar më në fund ka pranuar rreziqet dhe kërcënimet e paraqitura nga IRGC, ndonëse me shumë vonesë. Këto deklarata janë një hap pozitiv përpara, por jo të mjaftueshme për t’u përballur me dëmet në rritje të shkaktuara nga kjo forcë shkatërruese dhe çmimit të rëndë që kombet në rajon kanë paguar për shkak të tolerimit të regjimit nga ana e qeverive perëndimore për kaq shumë vite “.
Ajo theksoi, “Përmbysja e regjimit klerikal është e pashmangshme dhe e mundshme. Kjo është zgjidhja e vetme për problemet në Iran, në rajon dhe në botë. “
Konferenca e hapur nga Jacques Boutault, kryetar i distriktit 2 të Parisit, përbëhej nga tre panele të personaliteteve europiane, arabe dhe islamike, si dhe të Amerikës së Veriut.
Folësit e panelit të parë përfshinin Gilbert Mitterrand, President i France Libertés; Roger Godsiff dhe Matthew Offord, anëtarë të Parlamentit Britanik; Michele de Vaucouleurs, Anëtare e Asamblesë Kombëtare Franceze dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Iranin Demokratik; Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, ish-Ministrja Gjermane e Drejtësisë; Rama Yade, ish-Ministrja franceze për të Drejtat e Njeriut; Gerry Horkan, Kryetar i Komitetit të Buxhetit të Senatit dhe nënkryetar i partisë opozitare në Senatin e Irlandës; Michael Kaminski, anëtar i Parlamentit të Polonisë; Romeo Nicoara, Anëtar i Parlamentit rumun; dhe Otto Bernhardt, ish-anëtar i Parlamentit Federal Gjerman.
Folësit e panelit të dytë ishin Sid Ahmed Ghozali, ish-kryeministër i Algjerisë; George Sabra, kryetar i Këshillit Kombëtar të Sirisë; Selva Oksoy, nënkryetar i Koalicionit Sirian; Michel Kilo, një figurë e shquar e opozitës siriane; Bassam Alamoush, ish ambasador i Jordanisë në Iran dhe ish-ministër i Zhvillimit Administrativ; Abdallah Altayar, Shefi i Qendrës për të Ardhmen e Gjirit; Issa Turki, anëtare e Parlamentit të Bahreinit; dhe Rejad Yassin, ambasadori i Republikës së Jemenit në Francë dhe ish ministër i Punëve të Jashtme.
Paneli i tretë përfshinte ambasadorin Lincoln Bloomfield, ish ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA; Gjeneralin James Conëay, ish komandant i marinsave amerikane; dhe John Baird, ish-Ministër i Jashtëm i Kanadasë.