Wednesday, February 1, 2023

Përmbysja e regjimit të Teheranit është imperative për të zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme

Ndërsa ekspozonin mbetjet e disa raketave balistike dhe armëve që regjimi i mullahëve i kishte dhënë mercenarëve të tij në Jemen, Misioni i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha të enjten më 14 dhjetor 2017 se regjimi iranian në mënyrë të paligjshme furnizon militantët e Houthit në Jemen me armë të rrezikshme dhe të dhënat tregojnë se ky regjim “mbjell konflikte dhe ekstremizëm duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ajo shtoi: “Ndihma që Garda Revolucionare e Iranit i jep milicive të rrezikshme dhe grupeve terroriste po rritet. Raketat e saj balistike dhe armët e përparuara po shfaqen në zona lufte në të gjithë rajonin. Është e vështirë të gjesh një konflikt ose një grup terrorist në Lindjen e Mesme që nuk ka gjithandej shenjat e gishtërinjve të Iranit”.

Nga ana tjetër, raporti i fshehtë hetimor i OKB-së thotë se një raketë e nisur nga Jemeni në Riad në 4 nëntor 2017 është “e vulosur me logon e Shahid Bagheri Industries, një prodhues iranian”.

Duke iu referuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili ka raportuar për transferimin e armëve dhe raketave balistike në rajon dhe ka treguar se regjimi i Teheranit ka nxitur flakët e konfliktit në rajon, Misioni i SHBA në OKB, tha se regjimi është : “Një kërcënim për paqen dhe sigurinë e të gjithë botës”.

Që nga fillimi i viteve 1990, Rezistenca iraniane ka demaskuar vazhdimisht detajet e programit të raketave dhe transferimin e raketave te milicitë në rajon dhe ka theksuar se objektivi kryesor i regjimit për programin raketor dhe bërthamor është të dominojë vendet arabe dhe islamike . Megjithatë, politika e zbutjes dhe neglizhimi i këtyre fakteve i inkurajuan mullahët të përfshihen në terrorizëm dhe agresion dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Më 8 mars, Rezistenca iraniane nxorri në shesh se si rojet revolucionare (IRGC) kanë krijuar kompani të shumta fantazmë për të transferuar municione për Houthis e Jemenit. Më 20 qershor Zyra e Përfaqësimit të NCRI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekspozoi vendndodhjen dhe të dhënat e 42 qendrave të prodhimit IRGC dhe vendet e nisjes së raketave, hierarkinë e Organizatës së Industrisë të Hapësirës ajrore (AIO) që përbëhet nga tetë grupe, përfshirë grupet e industrisë Hemmat, Bagheri dhe Ya Mehdi mes të tjerave. Gjithashtu u zbulua informacion mbi nëngrupet, si Industria Bagheri.