Sunday, February 5, 2023

Iran: Ekzekutime të vazhdueshme, edhe në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

 11 ekzekutime në katër ditë

Javën e kaluar duke përkuar me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, cikli i fshikullimeve,

torturave dhe ekzekutimeve vazhdoi në Iran nën fashizmin fetar, duke shtuar numrin e viktimave.

Nga 11 deri më 14 dhjetor, Irani ka kryer 11 ekzekutime në qytetet Sari, Kermanshah, Ardebil, Isfahan, Khuy dhe Shiraz. Këto përfshinin tre varje publike. Në këtë periudhë, të paktën 14 të burgosur të burgut të Karajit, në perëndim të Teheranit, u dënuan me vdekje.

Më 11 dhjetor, pesë të burgosur u ekzekutuan në masë në burgun Diesel Abad të Kermanshah dhe një i burgosur u var në burgun Sari – Iranin e Veriut.

Me synimin për të shtuar atmosferën e frikës në të gjithë vendin, regjimi vari në publik dy të burgosur të akuzuar për vrasjen e Asghar Ghezavati, një anëtari të forcës policore të regjimit të Iranit. Këto ekzekutime u kryen në qytetin Isfahan më 13 dhjetor.